Flash

Maturantë, mos ia shisni shpirtin partive, shkallmojeni këtë sistem

Lapsi.al 5 June 2017
Maturantë, mos ia shisni shpirtin partive, shkallmojeni këtë

Nga Arlind Qorri/ Edhe këtë vit qarkullojnë fjalë se partitë qeverisëse po shesin testet e provimeve të maturës, duke avantazhuar ndjekësit e tyre. Nuk e di sa deri ku shkon e vërteta, por duke ditur se si shkojnë punët në këtë vend nuk është për t'u habitur.

Sidoqoftë këtë vit, njëlloj si vjet, ju do të përballeni me një skemë regjistrimi që nuk shpërblen meritën (qoftë edhe atë formale të notave kot), por marrjen përsipër të rrezikut. Kjo skemë trajton në mënyrë të privilegjuar një pakicë të vogël maturantësh, le të themi rreth 10% të atyre që kanë rezultatet më të larta. Për të tjerët vlen logjika e bixhizot. Prit pa u regjistruar se kushedi fiton degën e preferuar! Ama me rrezikun e të mbeturit pa shkollë fare. Vjet ajo avantazhoi maturantët me rezultatet më të ulëta të cilët, duke mos u shpallur fitues në asnjë degë deri vonë, në fazën e fundit patën privilegjin t'i zgjidhnin degët e studimit si sulltani gratë.

Kështu që edhe në dalshi me rezultate të larta si pasojë e allishverisheve me partitë qeverisëse, asgjë nuk ua garanton shkollimin. Prandaj ma lejoni një sugjerim: Në vend se të përfyteni me njëri-tjetrin duke ua shitur shpirtin partive, bëhuni bashkë dhe shkallmoheni këtë sistem arsimor përpara se ta pësoni si maturantët e vjetshëm!

Të këshilluara

Terrori si normalitet!

Nga Felix Steiner (Opinionist në Deutsche Welle) …dhe tani Mançesteri! Përsëri terror në zemër të një metropoli të Evropës. Një tjetër sulm ndaj njerëzve që ...

16:09

Anglishtja në Bunker

E çelur në 19 nëntor të vitit 2016 për publikun, BUNK’ART 2 është “ekspozita e parë e madhe video-muzeale” që u dedikohet viktimave të terrorit komunist, si faz...

10:57

Injoranca e Ledionit, si simbol i një brezi

Në stilin e tij të zakonshëm, prezantuesi i “The Voice” Ledion Liço, u mundua të bëjë humor edhe këtë të premte në mbrëmjen gjysmëfinale të këtij spektakli. I v...

14:54

A ka klasë punëtore në Shqipëri?

1 maji edhe këtë vit ka gjasa që do të funksionojë si një ditë e zakonshme pushimi, ku shqiptarët do t'i gëzohen diellit e do të dalin në piknik, ndërsa një num...

09:02

Tirana abstrakte e Erion Veliajt

Lewis Mumford, një nga sociologët urbanistë më të rëndësishëm, ka shpjeguar se mënyra sesi zhvillohet një qytet, që nga fasadat e godinave, sheshet, rrugët e de...

07:26

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI