Flash

Kundër demokracive hibride mbetet vetëm Rruga

Lapsi.al 28 April 2017
Kundër demokracive hibride mbetet vetëm Rruga

Nga Ivan Krastev- New York Times / Nëse doni të kuptoni çfarë po ndodh në Europën Qendrore dhe pse mijëra të rinj janë lëshuar në rrugët e Budapestit, Bukureshtit, Bratislavës apo Varshavës, e vetmja gjë që duhet të bëni është shihni filmin 25 minutësh të Kristof Deak “Këndo”, fitues i Oskarit të këtij viti për filmin për të mirë të shkurtër në kategorinë live-action.

Historia zhvillohet në Budapest në fillim të viteve ’90. Zsofi, një vajzë e re, sapo ka mbërritur në një shkollë të re dhe është e gëzuar nga shansi për të kënduar në korin e shkollës që ka marrë çmim. Erika, mësuesja e muzikës, e lejon Zsofinë t’i bashkohet korit, por i kërkon asaj që thjesht të hapë gojën pa kënduar sepse ajo nuk është ende aq e aftë.

Zsofi bie dakord. Por kur shoqja e saj e ngushtë mëson për këtë marrëveshje të bërë, ajo takohet me mësuesen që i thotë se është në interesin e të gjithëve që vetëm më të mirët të këndojnë; kori po konkurronte për një udhëtim në Suedi. Siç del në pah, Zsofi nuk është e vetmja pjesëtare e korit të cilën Erika e ka bërë të këndojë pa zë.

Strategjia fituese e mësueses është të lejojë vetëm disa të këndojnë, më të talentuarit. Gjithsesi, Zsofi dhe shokët e saj nuk duan të jenë pjesë e saj. Ditën e konkursit të gjithë studentët vetëm sa hapin gojën dhe nuk këndojnë asnjë notë. Ata nisin të këndojnë seriozisht vetëm kur Erika e turpëruar largohet nga skena.

Në Hungari, demokracia e kontrolluar hibride e kryeministri Viktor Orban, një stil qeverisjeje që po njeh rritje popullariteti në Europën Qendrore, i ngjan korit të Erikës. Nën këto regjime, qytetarët shkojnë rregullisht në kutitë e votimit dhe zgjedhjet janë të lira, ndonëse jo gjithnjë të ndershme; por është qeveria që vendos kush ka të drejtë të ngrejë zërin për problemet e tij. Në vitet ’90 të rizgjidheshe ishte gjë e rrallë në këtë rajon; në këto vitet e fundit qeveritë rrallëherë i humbasin zgjedhjet edhe pse shumica e qytetarëve shprehin hapur pakënaqësi për mënyrën sesi qeverisen.

Kriza financiare e vitit 2008 shpjegon pjesërisht përhapjen e demokracisë hibride në Europën Qendrore. Të goditura ekonomikisht nga kriza dhe të kufizuar nga rigoroziteti i BE-së në financimin e përpjekjeve për ringritjen e ekonomive të tyre kombëtare në krizë, partitë qeverisëse janë përqendruar në kontrollin e medias si një mënyrë për të rritur pushtetin e vet. Nëse në Itali, Silvio Berlusconi ishte modeli i përdorimit të perandorive mediative për të ndërtuar pushtet politike, në Europën Qendrore partitë qeverisëse përdorin pushtetin politik për të ndërtuar perandori mediatike.

Modeli ka qenë i thjeshtë: qeveria ideon skema që të kanalizojë paratë publike apo të BE-së drejt pronarëve të grupeve mediatike “miq” që mbështesin qeverinë dhe sulmojnë kritikët e saj. Këto organizata mediatike që janë kritike ndaj qeverisë nuk përfitojnë nga paratë e saj.

Për të shmangur rrezikun e sulmit dhe akuzave për korrupsion(apo të paktën keqmenaxhim) partitë në pushtet marrin kontrollin e gjyqësorit dhe i deklarojnë organizatat joqeveritare të angazhuara kundër korrupsionit, si armiq të popullit.

Siç i tha një hungarez së fundmi David Frum të “The Atlantic”, “përfitimi nga kontrolli i shtetit modern është më pak pushtet dhe forcë për të persekutuar të pafajshmit, aq më shumë pushtet ke për të mbrojtur fajtorët”.

Por modeli i demokracisë së menaxhuar nga korrupsioni krijon probleme të vetat. Në shoqëri ku liderët politikë kanë frikë se humbja e zgjedhjeve mund të rezultojë në burgosje, çdo shprehje dobësie vihet re dhe çdo iniciativë publike shihet me dyshim. Kështu që i vetmi mjedis për zërin e qytetarëve është rruga. Kjo është arsyeja se përse në të gjithë Europën Qendrore të rinjtë po protestojnë me zë të lartë.

Në fillim të këtij muaji në Hungari u zhvillua protesta më e madhe publike në 7 vjet, që nga koha kur partia “Fidesz” e Orban erdhi në pushtet. Ajo erdhi në kundërpërgjigje të nismës legjislative që synon mbylljen e Universitetit të Europës Qendrore. Mijëra njerëz iu bashkuan një “marshimi paqësor për qeverinë, Rusinë dhe kundër ço gjëje tjetër”, organizuar nga partia satirike Qeni me Dy Bishta. Demonstruesit kërkonin me ironi “më shumë Rusi” dhe “dy Orbanë”.

Në Sllovaki, protestuesit e rinj kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm që e akuzojnë për korrupsion. Në Rumani, demonstrata masive e bllokuan planin e qeverisë për amnisti për politikanët e dënuar për korrupsion. Ndërkohë në Poloni, kundërshtarët e partisë në pushtet, Ligj dhe Drejtësi, janë në protesta në rrugë qëkurse qeveria u përpoq të zgjaste kontrollin e saj mbi Gjykatën e Lartë dhe i deklaroi luftë medias së pavarur në vend.

Shumica e këtyre protestuesve janë shumë të rinj. Ata nuk kanë një ideologji të përbashkët, por vetëm frustrim dhe inat. Do të ishte e gabuar të krijonim ide shumë romantike mbi ta, por është e shëndetshme të thuhet se në ndryshim nga brezat e mëparshëm, ata nuk kanë ndërmend të qëndrojnë në skenë dhe të hapin gojën e tyre me një shpresë të kotë për përfitime sociale modeste. Ata duan të këndojnë (se çfarë ne nuk mund të jemi të sigurtë).

Sigurisht që partitë qeverisëse mund të vendosin të injorojnë protestën e të rinjve. Realiteti në Europën Qendrore është i tillë falë uljes së lindshmërisë de emigrimit, të rinjtë janë një minoritet i vogël në zvogëlim. Sipas raportit të vitit 2016, të financuar nga qeveria, 1/3 e hungarezëve të moshës 18 – 29 vjeç e konsideron largimin nga vendi. Rreth 500 mijë hungarezë kanë lënë vendin tashmë qëkurse Orban erdhi në pushtet.

Por ndërkohë që injorimi i kërkesave të rinisë duket të jetë një stratagjemë premtuese elektorale – është më e lehtë të luhet me frikërat e brezit më të vjetër sesa të kënaqësh shpresat e brezit të ri. Kjo është vetëhumbëse qoftë në planin social, por edhe atë ekonomik. Të rinjtë do ta gjejnë një mënyrë për të kënduar.

/NYT – Përktheu: Respublica/

Të këshilluara

Tirana abstrakte e Erion Veliajt

Lewis Mumford, një nga sociologët urbanistë më të rëndësishëm, ka shpjeguar se mënyra sesi zhvillohet një qytet, që nga fasadat e godinave, sheshet, rrugët e de...

07:26

Maqedoni/ Djalli janë shqiptarët?

Nga Sinisa Jakov Marusic/Teksa shumica e re e drejtuar nga opozita në parlamentin maqedonas vazhdon të ushtrojë presion për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe të n...

14:03

Kush po e kërcënon lagunën e Karavastasë?

Nga Artan Rama/Në të dalë të dimrit, në një prej ditëve të fundit të shkurtit, përgjatë vijës së Plazhit të Divjakës, diku në ranishte, shquhej në largësi një n...

13:21

Në Ballkan po vërsillet hija e luftës

Nga Theo Sommer*/ Pak para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore dhe pas dy luftërave ballkanike të viteve 1912 dhe 1913 Fondacioni Carnegie publikoi një ...

18:13

NJE PSIKOGRAFI PER EDI RAMEN

Nga Berat Buzhala                         Kryeministri Rama është politikan frikacak. Sa herë e ...

22:14

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI