Flash

Dy kryeministrat e mij, holandezi Rutte dhe seksisti Rama

Lapsi.al 22 March 2017
Dy kryeministrat e mij, holandezi Rutte dhe seksisti Rama

Nga Flutura Açka / Eva Jinek është një moderatore holandeze, e cila thërret ndonjëherë në studio edhe kryeministrin tim holandez, Mark Rutte. Sigurisht, asnjëherë nuk e thërret vetëm për vetëm në studio dhe t’i japë dy orë kohë në prime time, sepse e di se nuk ka asnjë holandez me ca gramë tru në kokë që ta ndjekë aq gjatë në ekran. Holandezët e duan ekranin për gjëra më të vyera se sa krekosjet e politikanëve për punët që bëjnë me paratë e taksave të holandezëve. Dhe të mendosh që kryeministri im, Mark Rutte është një burrë kaq i qeshur, kaq i dashur dhe kaq komunikues, sa ke edhe qejf ta shohësh në studio. Por Rutte ulet në një tryezë të vogël rrumbullake me folësit e tjerë dhe debaton me ta, sepse e di që ai aty është modestisht për të dhënë llogari.
Si e duroi deri në fund Eni Vasili, kryeministrin e saj (edhe timin me kohë të pjesshme) Edi Ramën gati dy orë në ekran? Nëse do të kishte në studio Eva Jinek, një bashkëbisedues nervoz, arrogant, të pacipë, fyes, intimidues, mizogjin, do ta kishte nxjerrë nga studioja, drejtpërdrejtë faqe gjithë holandezëve. Sepse Eva Jinek është përfaqësuesja e çdo qytetari të lirë që i kërkon llogari çdo politikani holandez që ka fatet e tyre në dorë, dhe kryeministri përfaqëson shërbëtorin më të madh të kombi të vet, dhe kësisoj duhet të reflektojë modestinë më të skajshme të çdo politikani.
Disa vite më pare kam pare që një moderator holandez, nxorri nga studioja një prokuror shumë të rëndësishëm, pasi vërejti se ai nuk po thoshte të vërtetën dhe po përsëriste argumente që tashme diheshin. Ai mbylli emisionin dhe e la prokurorin me fjalë në gojë. Njësoj kujtoj edhe gazetaren e “Zërit të Amerikës” që e la ish-Ministrin tonë të Shëndetësisë pa mikrofon kur ai nisi të broçkulliste.
Sigurisht, edhe pse u soll një zonjë e vërtetë e ekranit, Eni Vasili nuk mund ta bëjë këtë, sepse nuk e ka të sigurtë ekranin nesër, as ajo, dhe ka të ngjarë, as media e saj. Sepse Eva Jinek, dhe media e saj është pushteti i pushteteve, që flet në emër të pushtetit më të fortë, qytetarit holandez, para të cilit çdo politikan holandez, ndihet minor dhe ka një vetëpërmbajtje dhe sinqeritet personal, që i vjen nga kultivimi dhe kulturimi, por edhe politik, që i vjen nga shkolla politike demokratike nga ka dalë.
Nuk është e shëndetshme për një komb, natyrisht edhe për median e tij që të emetohet kaq nervozizëm dhe arrogance nga ekranet e tij. Dhe kjo ka ndodhur historikisht, me Nanon, me Berishën, me Metën, me Ramën, dhe s’është çudi edhe me Bashën kur t’i vijë radha.
Kush janë këta që uzurpojnë mbrëmjet tona? Mos u jepni më dritare këtyre qenieve parapolitike, që nuk kanë kuptuar se ekrani është yni dhe jo i tyre. Shqiptarë, shtypni “mute” sa herë dalin të tillë, ju dhunojnë juve dhe fëmijët tuaj dhe helmojnë ajrin e shtëpisë suaj, po aq sa antenat që keni përsipër pallateve, po aq sa pluhuri i kantiereve të mëdha që po rilindin urbanisht.

Të këshilluara

NJE PSIKOGRAFI PER EDI RAMEN

Nga Berat Buzhala                         Kryeministri Rama është politikan frikacak. Sa herë e ...

22:14

GUNA QË MUND PUNËN

nga A. A. B. Më krijohet përshtypja se është shtuar, në mënyre të ndjeshme këto kohët e fundit, ajo rrymë talljeje të vazhdueshme që shoqëronte shpalosj...

09:06

Fevziu: Kur endesha fëmijë në pazarin e ri

Për fëmijët e lagjes ajo ishte zemra e vërtetë e qytetit. As Sheshi Skënderbej me policin që rrinte në mes të tij; as bulevardi madhështor dhe as Sheshi i Unive...

14:49

Pse nuk e përkrah "Zharrëzën"

Nga Sokol Shameti Marshimi i grevistëve të Zharrëzës më shumë se të mbështetet qorrazi, meriton të ndihmohet për të mos përfunduar si një negociatë priv...

12:34

Ku gënjen Kadare për Enverin?

Nga Gazmend Kapllani/Kadare eshte dhe do mbetet shkrimtar i madh. Por Enver Hoxha me Hrushovin nuk u ndesh per te shpetuar Shqiperine apo socializmin apo per t'...

06:39

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI