Flash

Ku ndryshon stadiumi i Romës nga ai i Tiranës?

Lapsi.al 28 February 2017
Ku ndryshon stadiumi i Romës nga ai i Tiranës?

Të shtunën në darkë, Kryetarja e Bashkisë së Romës, Virginia Raggi, dha një lajm që shumë tifoz të ekipit të Romës kishin vite që e prisnin: leja e stadiumit të ri për ekipin e futbollit është miratuar. Stadiumi i Romës ka kaluar një peripeci të gjatë. Të shtyrë nga nevoja e futbollit italian për të modernizuar stadiumet e tyre, pronarët amerikan të ekipit të Romës prej vitesh po përpiqeshin të krijonin kushtet për ndërtimin e një stadiumi të ri. Tre vjet më parë ata paraqitën projektin për ndërtimin e stadiumit të ri, tërësisht me fonde private dhe në një pronë private, në rrethinat e Romës dhe së bashku me të edhe të një kompleksi tregtar që do gjallëronte zonën periferike dhe do e bënte më rentabël projektin. Prej tre vitesh stadiumi ka kaluar nëpër kalvare politike e ligjore dhe ka ndarë në dysh qytetin pasi qytetarë e burokratë ishin kundra prishjes së urbanistikës së Romës duke i shtuar qytetit kulla, qoftë edhe në periferinë e largët të saj. Më në fund projekti u miratua, pa kulla dhe me rreth gjysmën e volumit të ndërtimit të projektit fillestar, pas një marrëveshje të vështirë të bashkisë, qytetarëve dhe klubit të futbollit. 

Procese të tilla ligjoro-politike nuk janë të rralla në demokracitë perëndimore. Kohët e fundit, stadiumet e reja apo rinovimet për ekipet e Liverpool apo Tottenham Hotspur anë endur me vite nëpër zyra bashkiake e salla gjyqesh për të arritur marrëveshjet përfundimtare që kënaqin të gjitha palët, ku përfshihen qytetarët të cilët preken në një mënyrë nga ndërtimet e reja. Demokracitë e zhvilluara kanë procese burokratike pikërisht për të eleminuar vendimmarrje të nxituara që rrezikojnë interesat e qytetarëve të thjeshtë. Nga ana tjetër, për Olimpiadën e vitit 2008 në Pekin, qeveria kineze shkatërroi banesat e mbi 15,ooo banorëve në kushte aspak transparente e duke burgosur ata që kundërshtonin kushtet e shpronësimit. 

Edhe në Tiranë po ndërtohet një stadium i ri, Arena Kombëtare. Por procesi i ndërtimit të tij nuk i ngjason aspak atyre të demokracive të zhvilluara. Nga momenti i prezantimit të projektit te fillimi i punimeve u deshën rreth 40 ditë, duke mos u përfillur asnjë kritikë nga grupime të ndryshme. Në Romë bashkia nuk i jepte lejen një ndërtimi tërësisht privat pasi kishte kundërshtime në lidhje me impaktin në urbanistikën,  trashëgiminë kulturore dhe abjentin e qytetit. Në Tiranë qeveria shqiptare i ka kaluar një pronë publike në duart e privatit. E gjitha kjo ka ndodhur nën fshehtësi të plotë, aq sa edhe sot vazhdon të mos jenë publike kushtet e kontratës ndërmjet qeverisë dhe ndërtuesit. Në Romë, si në demokracitë e tjera, Bashkia është përpjekur deri në fund të mbrojë shqetësimet urbanistike dhe ekologjike të grupimeve të qytetarëve. Në Tiranë, qeveria shqiptare as nuk denjon të sqarojë banorët e zonës se çfarë do të ndodhë me lagjen e tyre në momentin që një kullë tjetër do të ngulet aty. 

Nuk do mend se i gjithë ky proces nuk do të ndodhte sikur prokuroria e gjykatat e vendit të funksiononin normalisht. Ashtu si në botën demokratike, instituticonet e drejtësisë do e kishin bllokuar projektin deri në gjetjen e një kompromisi ndërmjet palëve. Prandaj, do thoshte dikush, na duhet e famshmja reformë në drejtësi.

Ama po të dëgjojmë deklaratat e pushtetarëve tanë, reforma në drejtësi duhet të shpejtojë procesin e investimeve publike që ata kanë ndërmend. Për të dytën ditë rradhazi, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj u shfaq në një event në mbështetje të reformës në drejtësi. Një ditë më parë ai kishte deklaruar se:

Kemi disa kantiere në Tiranë ku kemi ecur jashtëzakonisht shpejt, por imagjino sa shpejt mund të ecnim nëse nuk do të kishim këto vonesa, të cilat na çojnë në seanca pa fund gjyqesh dhe kur vjen puna, zbulon që një i fortë, një njeri që nuk pranon të bashkëpunojë me bashkinë për të liruar një hapësirë të zaptuar që e ka marrë me të pa drejtë, vetëm për faktin se ka fuqi blerëse te një gjyqtar, bllokon punën e bashkisë për muaj të tërë.
Por siç tregon rasti i stadiumeve të dy kryeqyteteve, problemi i gjykatave shqiptare nuk është bllokimi i punimeve publike, por pikërisht mosndërhyrja dhe evitimi i përplasjes me qeverinë edhe kur preken interesat e qytetarëve të thjeshtë. Përvec stadiumit të ri, Bashkia ka bërë fakt të kryer ndërtimet në Parkun e Liqenit, në Sheshin Skënderbej, shpronësimet për Unazën e Vogël dhe Bulevardin e Ri, koncesionet e kioskave dhe një plan për parkimet publike, pa denjuar aspak t’u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve.

Një gjyqësor që funksionon do të ishte një gjyqësor që do kishte pezulluar, në mos ndaluar, këto projekte e jo një që do i jepte dorë të lirë Bashkisë të vepronte sipas dëshirës së saj. Shembulli i Romës na tregon pikërisht këtë.

Johannes Estrada/ Exit.al

 

Të këshilluara

Pse nuk e përkrah "Zharrëzën"

Nga Sokol Shameti Marshimi i grevistëve të Zharrëzës më shumë se të mbështetet qorrazi, meriton të ndihmohet për të mos përfunduar si një negociatë priv...

12:34

Ku gënjen Kadare për Enverin?

Nga Gazmend Kapllani/Kadare eshte dhe do mbetet shkrimtar i madh. Por Enver Hoxha me Hrushovin nuk u ndesh per te shpetuar Shqiperine apo socializmin apo per t'...

06:39

Një ambasador si Lu edhe për Kosovën

ARDIAN HAXHAJ​/Çdo projekt që bëhet për ta rregulluar, tejkaluar ose përmirësuar prishjen, ngecjen, stagnimin etj., gjithmonë fillon nga analizimi i kushteve re...

16:21

Lamtumirë "Kapedani im"

Nga Blendi Fevziu/ Dritëro Agolli nuk jeton më! Ai u largua nga kjo botë dje, me po atë lehtësi dhe po atë shpërfillje që e kishte trajtuar vdekjen në poez...

08:08

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI