
Një zjarr i madh ka rënë në një magazinë të vendosur përgjatë autostradës Durrës-Tiranë. Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse.
Ata kanë punuar intensivisht dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës. Falë kësaj është parandaluar përhapja e tyre në ambiente të tjera. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit, ndërsa policia po heton më shumë lidhur me këtë rast.