Nga Gazmend Kapllani/Kadare eshte dhe do mbetet shkrimtar i madh. Por Enver Hoxha me Hrushovin nuk u ndesh per te shpetuar Shqiperine apo socializmin apo per t'u prishur me kampin socialist. U ndesh per te mbrojtur Stalinin dhe mbi te gjitha per te shpetuar vehten e tij dhe pushtetin e tij absolut dhe kriminal (si adhuruesi me i madh i Stalinit ne kampin socialist).
Pas Mbledhjes se Moskes Shqiperia u izolua totalisht nga Lindja dhe Perendimi, filloi te ndertonte qindra mijera bunkere, Enver Hoxha u be krejt paranojak dhe aty fillon periudha me e zeze e terrorit ne Shqiperi qe zgjati deri ne renien e komunizmit.
Ne se nje shkrimtar, sado i madh qofte, vetem e vetem per te mbrojtur nje nga librat e tij ku ben personazh kryesor Enver Hoxhen, ben sikur nuk e njeh kete fakt eshte gjynah edhe per te edhe per librin.
(Sa per Pasternakun dhe Mandelshamin le t'i leme te qete sepse do rrotullohen ne varret e tyre. Ngaqe nuk pranuan te benin asnje kompromis me Stalinin dhe pushtetin i pari vdiq i syrgjynosur dhe i dyti i ekzekutuar).