Flash

Zbulohet letra që Obama i la Trumpit, para largimit nga Shtëpia e Bardhë

Lapsi.al 27 January 2017
Zbulohet letra që Obama i la Trumpit, para largimit nga Shtëpia e

Z. President ju tani jeni njeriu që do të drejtoni tashmë Amerikën, vendi yt e vendi im, vendi që unë drejtova për 8 vjet që u përpoqa t’i rris krenarinë të cilën e ka simbolin më të fortë të bashkimit dhe prosperitetit.

Z. President unë e di se jo gjithçka arrita ta bëj mirë në detyrën dhe zyrën që kisha dhe Ju do të ushtroni, por një gjë është pak, por e sigurt se çdo ditë punova për të mirën e këtij vendi, ekuilibrin kombëtar dhe ndërkombëtar. E di se në mënyrën se si Ju dhe unë i shohim, vlerësojmë apo gjykojmë gjërat janë me kontraste e ngjyra të ndryshme, por Amerika është një dhe e tillë duhet të mbetet, pavarësisht nëse drejtohet nga një republikan a demokrat.

Çdo vlerësim, gjykim apo vendim i imi ka patur në epiqendër interesat e Amerikës në rradhë të parë dhe më pas miqve dhe partnerëve të saj. Z. President sot e kam më të lehtë të bëj sugjerime për detyrën që unë pata dhe ju morët, pasi përgjegjësitë janë të ndryshme.

Ju keni filozofinë tuaj, që nuk dua as ta paragjykoj e as ta komentoj por ju lutem kini në vëmendje se vlerat e këtij vendi e këtij kombi, nuk janë vetëm rezonancë e brendshme, por janë një projeksion që mbart në brendinë e tij ekuilibrat e botës, që për fat të keq janë në pikën e tyre më të brishtë. Shbërja nuk është gjithnjë opsioni më i mirë dhe unë jam i bindur se ju e dini këtë më mirë se unë edhe pse predikoni shpesh të kundërtën.

Ndaj mos i rrëzoni për hir të unit elektoral këto ekuilibra që Amerika ka investuar në dekada për t’i krijuar dhe ruajtur me miqtë dhe armiqtë e saj. Nuk dua të këshilloj dhe as nuk kam ndërmend t’ju them se kujt duhet t’i jepni dorën e kujt duhet t’i mbyllni derën, por ajo çka dua të them është se në botë ka nga ata që investojnë për ta rrëzuar krenarinë amerikane, ka nga ata që ëndërrojnë për ta arritur atë, sikurse ka nga ata që e mbështesin dhe ndajnë të njëjtat vlera me të.

Ju lutem të mos i trajtoni të gjithë njëlloj, sepse kjo do të ishte një fyerje jo për ta, por për ne që i zhgënjyem për të mos i trajtuar secilin për atë që është. Për të mos të thënë se jam i bindur, po ju them se dua të besoj se kështu do të ndodhë e se ju do të dini te jeni një lartësinë e duhur për ta bërë Amerikën më madhështore për të dhe vlerat që ajo i ka dhënë botës, kombeve dhe popujve. Suksese në misionin dhe sfidën tuaj për ta drejtuar dhe çuar vendin në rrugën e duhur. Zoti udheheqtë mendjen dhe vendimet tuaja z. President.

Me respekt,

Presidenti Barack Obama!

*Një letër hipotetike nga Denis Dyrnjaja /dritare.net

Të këshilluara

Pse u arratisa nga Turqia e Erdoganit

Një shtetas turk shkruan në mënyrë anonime mendimet e tij për mërgimin nga Turqia ndërsa kalon kontrollin kufitar dhe lë pas vendin e tij të dashur, që "po ia m...

06:06

Frangajn e "pollëm" të gjithë ne!

Nga Nikollë Lesi/ Aleksandër  Frangaj është një ish-gazetar “Koha Jonë”, ish-ortak dhe ish-mik i imi. E ka filluar profesionin e gazetarit që student, me n...

18:57

Ledina Çelo me bythën jashtë

Bleonizimi ka prekur më në fund edhe një nga zërat më të mirë të muzikës së lehtë shqiptare, Ledina &Cced...

11:29

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI