Flash

Ledina Çelo me bythën jashtë

Lapsi.al 22 December 2016
Ledina Çelo me bythën jashtë

Bleonizimi ka prekur më në fund edhe një nga zërat më të mirë të muzikës së lehtë shqiptare, Ledina Çelon që u shfaq këtë të mërkurë në rolin e prezantueses së festivalit të 55 të këngës në RTVSH. E zhdukur për një kohë të gjatë nga skena dhe nga sytë e fansave të saj, për çudinë e publikut Ledina u shfaq me kofshët dhe të pastmet jashtë. Ajo zgjodhi mënyrën e saj për të bërë bujë sipas një modeli tashmë të instaluar në shoëbizin shqiptar. Ajo u shfaq në pjesën e dytë të mbrëmjes së djeshme me një fustan krejtësisht transparent.

E çuditshmja është se pak ditë përpara eksperiencës së saj të dytë si prezantuese, Ledina, në një intervistë deklaroi se ajo e ka bërë tashmë kohën e saj, përsa i përket konkurimit në festivële. Ajo tha se tani ishte koha që ti linte vend të rinjve të garonin në këtë fushë.

Por, në ndryshim me këtë filozofi ajo zgjodhi një tjetër pistë konkurimi: atë të joshjes trupore.

Nuk ka dyshim, duhet thënë pa asnjë droje se Ledina Çelo, me gjithë moshën e saj, është në një formë të shkëlqyer. Ajo ngjan më shumë me ndonjë nga ato adoleshentet buzëqumësht që sapo kanë dalë në skenë sesa me një bashkëshorte disa vjeçare dhe nënë të dy fëmijëve.

Por, problemi është se me rikthimin e saj, pas shumë kohe mungesash, ajo zgjodhi të konkuroje, jo më zërin e saj të fuqishëm, por me asetin e saj të dytë.

Ajo nuk zgjodhi këtë herë ti gëzojë fansat e vjetër me vokalin e saj, por me hijeshine dhe sexapelin e trupit të saj.

Dhe kjo është fatkeqsia, ajo tregoi, pas një mungese të gjatë se zgjodhi të rikthehet si viktimë e trendit të kohës. Vendosi të rikthehet sipas një mentaliteti të vajzave që bëjnë videoklipe për të shitur trupin e tyre. Ajo vendosi të rikthehet sipas një filozofie qe e sheh femrën si objekt dhe e lartëson atë për vlerat mishtore të të qenies së saj.

Ledina Çelon, të rikthyer pas shumë kohësh, këtë herë e mundi shija e vulgut. Ajo tregoi se rruga e bleonizimit dhe çiljetizimit është më e thjeshtë dhe më e lehtë. Me anë të saj bën padyshim më shumëzhurmë. Prandaj ajo u shfaq mbrëmë në skenë me bythën nga publiku. (T.Çela/Lapsi.al)

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI