Flash

Majko: Po na mbyt kanabisi, lirimi i kriminelëve dhe gjyqtarët biznesmenë

Lapsi.al 10 December 2016
Majko: Po na mbyt kanabisi, lirimi i kriminelëve dhe gjyqtarët

Nga Pandeli Majko

Një senator amerikan në fillimin e viteve 90-të më intrigoi me mënyrën e tij të shpejguarit të “këndvështrimit” të politikës. Duke nxjerrë gishtin përpara syve ju drejtua sallës së mbushur me politikanë perëndimorë dhe midis të tjerash tha: – “Krizat shpesh janë pasojë e moskuptimit të realitetit sa edhe rezultat i komplikimit të së thjeshtës. Gishti që kam përpara syve mund të duket i ndryshëm i parë vetëm nga njëri prej tyre… i majti apo i djathti. Por në fund, ai është po i njëjti gisht!”

Ajo që po ndodh me realitetin në Shqipëri është pak a shumë e njëjta paralele. Me refuzimin e reformës në drejtësi vendi ynë është në një udhëkryq moral zgjedhjesh dhe zgjidhjesh.

Shpallja e ditës së zgjedhjeve të 2017-ës i ngjan më shumë një basti përballë sfidës që reforma e drejtësisë ka vendosur ndaj shoqërisë shqiptare.

Gjykata Kushtetuese është bërë në shumicë pjesë e lojës së politikës. Vetëm kaq do të ishte gjysma e së vërtetës. Veprimet dhe mosveprimet e saj kanë nxjerrë në dukje atë që po bën një pjesë e politikës. Po refuzohet Perëndimi duke përdorur vlerat e tij. Po përdoret respekti i tij për të mbrojtur paturpësinë. Shkurt, vendi ynë është në rrugën e dështimit bazuar në logjikë frike dhe qëllimi për të kontrolluar shtetin.

Ky është një dështim që refuzon Kushtetutën e shkruajtur dhe frymën e saj. Në fund ajo që do të mbesi do të jetë Shqipëria si model i “kapjes së shtetit”.

Lirimi kriminelëve, mbjellja industriale e hashashit, korrupsioni sistemik i politikës dhe gjyqtarët e prokurorët “biznesmenë” janë bërë fenomeni shqiptar i cili po fiton terren ndaj frymës së Reformës së Drejtësisë. Pa dashur të nxis pesimizmin janë të qarta thikat që po përgatiten që Reformën ta therrin si “gjel deti” për festat e fundvitit.

Nuk besoj se opinioni fundor për Ligjin e Vettingut të Komisionit të Venecias do të jetë ai që do të vendosi për Reformën e Dretësisë. Refuzimi i opinionit të i tij rrezikon të kryhet me termin juridik të “korigjimit”. Ajo do të prodhojë atë që mbetet dhe është e vërteta e e vërtetë. Ai quhet Refuzimi i Perëndimit. Betimet dhe deklarimet janë pa vlerë. Në sytë e perëndimorëve ka që tani lodhje dhe ironi.

Në tavolinën e gjykimit të “fundit”, Reforma e Drejtësisë është shtrirë për procedurën e turpit. E gjithë bota gri e tranzicionit shqiptar është duke pritur me ankth, më shumë se festat e fundvitit, shmangien e vëmendjes së publikut.

Dikur, senatori amerikan me gishtin lart i drejtohej dikur sallës dhe fliste për tranzicionin postkomunist. Gishti i tij më është i frikshëm sot pasi më kujton pamundësinë e shpejgimit për këtë që po ndodh me vendin ku rrisim fëmijët.

Ashtu si Jezu Krishtin me të cilin njerëzimi shfajëson veten ende sot. Dikur me votë, Krishti humbi përballë rebelit Barabai. E vërteta është se krimi i kryqëzimit mbetet njerëzor. Pendesa megjithatë vazhdon edhe sot. Gëzuar Festat… Pons Pilatë! Sigurisht.

Të këshilluara

Pse e qëlluam me salcë?

Nga Bislim Lakna Dje më datë 17 Nëntor 2016, siç e pamë të gjithë, në një aktivitet të të rinjve t&e...

23:31

Lojërat e Trumpit kanë nisur

Ndoshta Trumpi nuk do të jetë kaq i keq si president? Ines Pohl nuk e ka këtë shpresë. Sa për kujtim: Presidenti i ardhshë...

09:19

Përse Tramp është ndryshe

Nga Fareed Zakaria* Gjatë kësaj fushate, kam dëgjuar nga shumë njerëz që kanë përshëndetur kundërshtimet e mi...

08:28

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI