Flash

Shqipëria ka arsye të shqetësohet nga fitorja e Donald Trump

Lapsi.al 10 November 2016
Shqipëria ka arsye të shqetësohet nga fitorja e Donald Trump

Nga Enton Abilekaj                                    

 

Shqipëria ka arsye të shqetësohet nga fitorja e Donald Trump. Në radhë të parë si aspirante për t'iu bashkuar Perëndimit. Tashmë në mes të rrugës, anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtare e BE, pikërisht ditën qe u hap një derë e vogël për t'u afruar më shumë me Perëndimin, fuqia më e madhe u trondit nga fitorja e Trump. Liderët europianë po bëjnë llogaritë pa SHBA, ashtu siç u detyruan t’i bënin pa Anglinë kur BREXIT tronditi botën për herë të parë këtë vit. SHBA janë financuesit kryesorë të NATO-s dhe OKB. Mungesa e financimit do të sillte dobësimin e këtyre institucioneve që si funksion të parë garantojnë sigurinë e Perëndimit. 

 

Tek premtimet ekonomike të Trump buron shqetësimi i dytë i vendeve të tjera perëndimore. Marrëveshjet e tregtisë së lirë mund të anullohen, tregu amerikan mund të mbyllet jo vetëm për Azinë dhe Amerikën e Jugut, por edhe për Kanadanë, Anglinë dhe Bashkimin Europian. Marrëdhëniet e Trump me Putinin, qëndrimi i tij ndaj Lindjes së Mesme, e shumë pika shqetësuese të programit që shpalosi gjatë fushatës Presidenti i zgjedhur i SHBA, shqetësojnë vendet e mëdha dhe të vogla të Perëndimit, tërheqin vëmendjet dhe investimet larg Shqipërisë dhe mund t 'u hapin rrugë influencave të reja, të fuqive të tjera, që mund të jenë edhe të rrezikshme për shqiptarët në rajon, që gëzojnë një pozitë të favorshme, dedikuar kryesisht SHBA.

 

Përveç këtij shqetësimi objektiv, të pashmangshëm edhe për të mëdhenjtë, Shqipëria e vogël, do të gjendet përballë Trump me një shqetësim subjektiv, të krijuar nga vetja, ose më saktë nga kryeministri. Videot dhe citimet e Ramës kundër Trump vërshuan nëpër rrjetet sociale, sapo u deklarua fituesi. Kryesisht opozitarët, kujtuan aventurën e rrezikshme të një njeriu, që u përfshi në një garë pa menduar se përfaqësonte një Shtet. Nuk u ndie keq as kur gazetari i CNN i kujtoi etikën e mosndërhyrjes në procesin elektoral të një vendi tjetër, u turr pa menduar që të përfitonte personalisht duke lënë peng vendin e tij. Dhe dukej sikur po i shkonte mire, sondazhet e tregonin humbës "gogolin" e tij, sot do të ishte në New York për të hapur ekspozitën e pikturave dhe, ku i dihej, një foto me Presidenten e re, do garantonte mandatin tjëtër qeverisës 7 muaj para zgjedhjeve. 


Në agimin e së martës dështoi zyrtarisht aventura e tij, por u shtua ankthi i të giithëve. Ai që fliste si marionetë e babëzisë së tij për pushtet, kishte të veshur kostumin e kryeministrit të Shqipërisë, askush nuk iu referua si piktor, si publicist apo si intelektual, por si kryeministër i Shqipërisë, që paralajmëronte se do prishte marrëdhëniet me SHBA nëse fitonte Trump. Tani i takon Shqipërisë të sqarojë këtë keqkuptim me aleatin më të madh strategjik, të minimizojë sa të mundet gafën e rëndë, të terheqë fyerjet për Presidentin e zgjedhur dhe të tërheqë paralajmërimin për prishjen e marrëdhënieve.

 

Mundësia që kjo të ndodhë është që kryeministri të kërkojë ndjesë publikisht për cfarë ka thënë e ka bërë, që parlamenti të miratojë një rezolutë ku të shprehet vullneti dhe vlerësimi i kundërt me atë të Edi Ramës. Dhe meqë Rama dje, në vend të ndjesës, zgjodhi të justifikonte aventurën e tij fatkeqe, atëherë duhet zgjedhur një kryeministër i ri, i afte ta takojë dhe ta shohë në sy, i aftë të bëjë atë që i kërkon interesi kombëtar.

(Titulli i origjinalit: Një ndjesë për SHBA)

 

 

Të këshilluara

Përse Tramp është ndryshe

Nga Fareed Zakaria* Gjatë kësaj fushate, kam dëgjuar nga shumë njerëz që kanë përshëndetur kundërshtimet e mi...

08:28

Rama s'na turpëroi ne, por veten

Nga Dastid Pallaska*Me një foto të postuar dje u mundova – me gjasë pa sukses – ta paralajmëroj formatin e orkestruar dhe munges...

11:05

Kush po e perdor Matilda Makoçin?

Nga Rudina Xhunga/Matilda Makoçi u rikthye. Në një mbrëmje modeste, duke recituar poezi dhe kërcyer, e rrethuar me përkujdesje nga njerëzit e dashur të asaj na...

14:47

Ku u zhdukën shqiptarët?

I mbani mend shqiptarët? Erdhën papritur, 25 vjet më parë. Erdhën të gjithë bashkë. Në fillim nuk kishim dhe më...

20:55

Gafat e De Biasit kundër Spanjës

Nga Besnik Dizdari*/Vërtet, nuk mund të kuptohet përse nuk e thonë me plot gojën se Shqipëria kësaj radhe nuk ka luajt...

08:07

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI