Flash

Kush po e perdor Matilda Makoçin?

Lapsi.al 24 October 2016
Kush po e perdor Matilda Makoçin?

Nga Rudina Xhunga/Matilda Makoçi u rikthye. Në një mbrëmje modeste, duke recituar poezi dhe kërcyer, e rrethuar me përkujdesje nga njerëzit e dashur të asaj nate të shtunë.

Qysh atë mbrëmje, media i ka përplasur prozhektorët në fytyrë, duke kërkuar e rrëmuar, për të zbuluar, a e ka thënë apo jo Matilda, që Edi është shoku i saj i dashur, apo shoku i rinisë?! I ka thënë apo jo, suksese në misionin e tij, babait të djalit të saj?

Po ç’rëndësi ka dreqi ta hajë!

Matilda Makoçi nuk është vetëm shoqja e rinisë së Ramës, është edhe ylli i rinisë sonë, që i jemi vënë nga pas me mikrofon në gojë, sot. Është aktorja e dashur, që na ka bërë të ëndërrojmë. Ej, ju kujtohet?

Duam të gjejmë a e përdori Rama, a ia ndryshoi fjalitë “Shqiptarja” dhe po e përdorim vetë, po keqpërdorim një grua që tenton të kthehet mes nesh, gjithë frikë, e lodhur, e ndrojtur, e frikësuar nga publiciteti që s’kërkon. Një grua që do vetëm të kthehet në jetë, në film, në art.

“Nuk do i them jo asnjë projekti që më propozohet,” – tha, për herë të parë, pas kaq vitesh në heshtje dhe larg vëmendjes publike, e bukura e kinematografisë shqiptare.

Kur e dëgjon të recitojë, ndjen se koha ka ndalur në zërin e saj. Ai zë, si atëherë. Që të rikthen në kohë, të prek dhe të tërheq në emocion e mall për vitet e tua, jetën tënde. Çfarë zëri, çfarë Matilde!

Kjo grua që ka bërë luftën e saj për jetën, kjo grua që nxori kokën nga harresa, e mbuluar me një kapele roli, për të thënë dua të jetoj, dua të kthehem. Kjo grua, çfarë mëkati ka bërë, që ta trembim e fyejmë kështu, duke i kujtuar shëndetin mendor, ilaçet, vuajtjet? Po ku e dimë ne, çfarë ka ndodhur me jetën e saj? Ne që s’dimë ç’bëhet me tonën?

E dashur Matilda, që u ktheve të lexosh poezi, me vitet e tua mbi fytyrë, pa botox, pa ndërhyrje, pa dieta, pa maska, pa mërira, pa poza, ti je më e bukura e kolegeve të tua, që mbetën kur ti ike. Vendi yt ka qenë gjthmonë bosh, duke të pritur.

Mjaft u morët me Matildën, o burra! Nuk vritet një grua, kështu! Mjaft, se nuk është ish -gruaja e Ramës. Është mjaftueshëm Matilda Makoçi./dritare.net

Të këshilluara

Ku u zhdukën shqiptarët?

I mbani mend shqiptarët? Erdhën papritur, 25 vjet më parë. Erdhën të gjithë bashkë. Në fillim nuk kishim dhe më...

20:55

Gafat e De Biasit kundër Spanjës

Nga Besnik Dizdari*/Vërtet, nuk mund të kuptohet përse nuk e thonë me plot gojën se Shqipëria kësaj radhe nuk ka luajt...

08:07

Kryeministri i plehrave

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei Në tetor 2015, Endri Fuga, ish themelues i Mjaft-it dhe Shef Propagande në Zyrën e Kryeministrit E...

17:04

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI