Flash

Ku u zhdukën shqiptarët?

Lapsi.al 13 October 2016
Ku u zhdukën shqiptarët?

I mbani mend shqiptarët? Erdhën papritur, 25 vjet më parë. Erdhën të gjithë bashkë. Në fillim nuk kishim dhe më pas, me një goditje, ishin të gjithë këtu. Erdhën mbi anije dhe ishin me të vërtetë aq shumë sa anijet nuk dukeshin më. Si një pemë krishtlindjesh e bërë shumë mirë me dekorimet, topat e ndritshëm, dritat e bukura që mbulojnë gjithçka dhe ju nuk e shihni bredhin. Si një pemë krishtlindjesh e të pasurve. Por ata nuk ishin të pasur. Shqiptarët ishin një mal me njerëz të varfër që qëndronin kacavjerrë kudo. Ishin shumë shqiptarët dhe erdhën të gjithë këtu? “Po tani?” – thanë gazetat dhe thoshim nga pak të gjithë. Po tani çfarë do të bëjmë me shqiptarët. Ku ti vëmë, si ti sistemojmë? A kemi vend? Nuk do të ishte më mirë t’i kthenim mbrapsht, në Shqipëri? Disa i lamë të kthehen, por u kthyen. Ose nëse duhet patjetër duhet të bëjmë diçka, nuk do të ishte më mirë t’i ndihmojmë në shtëpitë e tyre dhe kështu nuk do të vijnë këtu? 

Sepse këtu te ne kemi aktualisht aq shumë probleme tonat dhe nuk mund të merremi për të integruar shqiptarët. Dhe më pas, u bënë shumë, provo t’i integrosh të gjithë. Sepse shqiptarët janë shqiptarë. E dini se në 300-ën një shqiptar i preu këmbën një tjetri dhe nga ajo kohë vriten rregullisht mes njëri tjetrit, nga babai te fëmijët, nga nipi te nipi për hakmarrje? Vriten edhe mes kushërinjsh. Hakmarrja e shqiptarëve ska lidhje me integrimin. Janë të dhunshëm shqiptarët, janë të këqij. S’bëhet fjalë për integrim, ky është një pushtim, një kërcënim, një rrezik që duhet ta ndalim. Ishin kudo, shqiptarët: në gazeta, në porte, në semaforë, në majë të shqetësimeve tona.

Tani, e mendoni që janë zhdukur. Kur ndodhi që ata ikën. Dhe ku janë tani?

Janë sërish mes nesh. Janë 482.959. janë komuniteti më i madh i të huajve në territorin tonë. Vetëm marokenët janë më shumë se ata, vetëm pak më shumë.

Por, të jemi të sinqertë, shqiptarët janë zhdukur. Nuk janë më në gazeta, në porte duke u kacavjerrë nëpër anije, në majë të preokupimeve tona. 

Shqiptari i fundit për të cilin lexova në gazetë ishte Altin Prenga, një kuzhinier i famshëm. Ai tregonte se kishte ardhur me anije duke rrëfyer ditën që vendosi të nisej. “Një shok i shkollës, kaloi me makinë me vëllain e tij më të madh dhe më thirri nëse kisha dëshirë të shkoja në Itali. Vrapova tu thoja në shtëpi. Nëna qante ndërsa unë u bëra gati në një orë duke qeshur si kurajoz. Sapo i ktheva shpinën nënës, buza më dridhej në një përzierje të dhimbjes, gëzimit dhe emocioneve. Altini rrëfen se në peshkarexhën ku hipi bashkë me 150 persona të tjerë, mbante mend se qelbej nga nafta dhe të vjellat. Tregon se ka punuar fort në kuzhina dhe restorante italiane duke ia nisur si pjatalarës. Ishte “klandestin”. E tregon Altini, sepse është jeta e tij dhe i pëlqen të jetë në brendësi të asaj që ka vuajtur për tu bërë ai që është bërë. Dhe ia ka rritur. Por kjo tani ne na intereson pak. Tani nga ai duan të dinë vetëm si figurë.

E kemi harruar që është shqiptar. Nuk na intereson më për shqiptarët. Çfarë fundi patën shqiptarët?

Në këtë vend është rritur intoleranca dhe bezdia. Por nuk gjendet asnjë që të bëjë diçka kundër racizmit ndaj shqiptarëve.  Në broshurën e Fertility Day, ajo me të mirët nga njëra anë dhe të shëmtuarit dhe këqijtë nga ana tjetër nuk kishte asnjë shqiptar. Kjo është e padrejtë.

Çfarë ndodhi që shqiptarët u zhdukën? U tretën? Mos vallë u integruan? Nëse ballafaqojmë shifrat kupton se janë zhdukur shqiptarët. Nga kryqëzimet mediatike, nga qendra e problemit, nga vuajtja e vazhdueshme e “çfarë do t’ju bëjmë” kur thjesht u ndryshuan disa ligje dhe të shkosh e të vish nga Shqipëria në Itali u bë një gjë më normale. Tashmë mund të blenë një biletë dhe hipin në një traget. Një anije normale. Në kabinë apo një vend të ulur. Jo një anije mallrash e mbushur me trupa në rrezik mbytje. Sepse u mbytën edhe anije me shqiptarë. Dhe vdiqën, shqiptarët.

Tani nuk vdesin më. Ikin e vijnë, lëvizin. Japin restorante si Altin Prenga.  

Kështu mund të themi se integrimi më i vështirë i ditëve tona, mundësia e integrimit e atij që vjen nga një vend tjetër ndryshon pak, pushon së qënio një problem kur nga vendet mund të shosh e të vish.

Çfarë integrimi është të shkosh e të vish. Njerëzor, i thjeshtë me turbullimet nga deti, por pa vdekje.

(Faleminderit Andrea Segre për pyetjen për shqiptarët)

*Shkrimi është i gazetarit të njohur të radios në Itali, Massimo Cirri, botuar në faqen online të RAI. U përkthye nga lapsi.al 

Të këshilluara

Gafat e De Biasit kundër Spanjës

Nga Besnik Dizdari*/Vërtet, nuk mund të kuptohet përse nuk e thonë me plot gojën se Shqipëria kësaj radhe nuk ka luajt...

08:07

Kryeministri i plehrave

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei Në tetor 2015, Endri Fuga, ish themelues i Mjaft-it dhe Shef Propagande në Zyrën e Kryeministrit E...

17:04

Poezi për Edi Ramën

Nga Flutura Açka* Të zgjohesh një të shtunë larg, dhe ta gjesh Atdheun tënd të shqyer tejkanatësh në katër ...

21:07

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI