Flash

Kjo humbje nuk qe faji i De Biasit

Lapsi.al 14 November 2016
Kjo humbje nuk qe faji i De Biasit
 

Nga Sulejman Starova/ Kjo humbje nuk pritej. Nuk kemi as ne çfarë të komentojmë, pasi në pjesën e dytë nuk kishte futboll. Me tetë lojtarë nuk ka më futboll. Në fillim u treguam të kujdesshëm dhe nuk arritëm të bënim presion, në një kohë që na e bënë kundërshtarët. Një rast goli e krijuam në minutën e 4-t, por nuk mjaftoi. Ata u treguan finokë dhe na bënë presion duke na goditur në rastin e parë në një moment shpejtësie.

Falë cilësisë së lojtarit të tyre, fiton duelin e shpejtësisë me Gjimshitin dhe fitoi penalltinë. Kjo është edhe diferenca me skuadrat që kanë kualitet. Është një meritë e lojtarit kundërshtar që në një duel shpejtësie arrin t’i ikë qendërmbrojtësit tonë. Dhe në të tilla raste, kur ekipi kundërshtar kalon në avantazh e për më tepër që ka cilësi brenda, nuk të lë pastaj që të ngresh kokë.

 
 

E parashikonim të vështirë fitoren e skuadrës sonë, por që duhej ta synonim medoemos nëse dëshironim të dilnim nga grupi. Mos harroni që luajmë jashtë me Izraelin, Maqedoninë, me Italinë dy herë dhe me Spanjën në transfertë. Dhe nëse kishim synime, duhej ta fitonim medoemos këtë takim në fushën tonë. Megjithatë, as trajneri De Biazi nuk mund të kritikohet, pasi janë gjëra që ndodhin në futboll këto dhe humben të tilla ndeshje.

Pjesa e parë

Izraeli e filloi lojën duke bërë presing lart në mbrojtjen tonë. Ka një moment superioriteti në luajtjen e topit dhe ishin më të organizuar. Ne hymë në fushë për të luajtur të kujdesshëm. De Biazi vendosi të hidhte në fushë një ekip me skemë 4-3-3, ashtu siç ishin edhe ata. Ajo që ra në sy në fillim të lojës ishte fakti që Izraeli na bëri presion ne dhe jo e kundërta.

Gjatë kësaj periudhe, në një moment ne sikur tentojmë të dalim dhe krijojmë një rast në kundërsulm. Në minutën e 4-t krijojmë një rast goli ku lojtari ynë goditi keq me të majtën. Kundërshtarët krijuan katër raste për gol, duke shfrytëzuar edhe daljen e mbrojtësit me karton të kuq. Në pjesën e parë ata krijuan 3-4 raste për gol, ndërsa ne kemi goditur vetëm tro herë jashtë.

Superioriteti numerik në pjesën e parë bëri të vetën, pasi ne ishim me dhjetë lojtarë në fushë. Izraeli është një skuadër që ka kualitete, por që mund të mundej nga shpirti i garës që ka skuadra jonë. Fakti është që ne parashikonim diçka tjetër. Kundërshtari është shumë më mirë se ne në mbajtjen e topit kur luhet 11 kundër 11 e jo më kur ne mbetëm me dhjetë lojtarë në fushë.

Pjesa e dytë

Them se kjo pjesë është “no comment”. Them se ka gabuar vetëm portieri ynë, Berisha. Ishte një rast kur izraelitët pretenduan për penallti, por arbitri nuk e akordoi 11-metërshin dhe vazhdoi lojën. Berisha e ekzagjeroi me protestën. Ne ishim me një lojtar më pak dhe duhej të tregoheshim të kujdesshëm. Me 10 lojtarë dhe në inferioritet numerik mund të luhet mirë futboll dhe të arrish te barazimi. Dhe për këtë ka shumë raste.

Dalja jashtë e portierit nuk ka më koment, pasi nuk luhet më futboll. Nuk ke çfarë të gjykosh më për skema apo zëvendësime, pasi praktikisht loja ishte vetëm 45 minuta. Ndërhyrja e Berishës Unë e ngarkoj atë me përgjegjësi të plotë, pasi nuk kishte nevojë ta zgjaste nervozizmin aq gjatë. Lojtari kundërshtar pretendonte për penallti, në një kohë që arbitri vazhdoi lojën duke e konsideruar si simulim.

Nuk kishte arsye që Berisha të bënte atë reagim me kokë, duke e ekzagjeruar sidomos edhe me lëvizjen e fundit të kokës. Faktikisht, gjyqtari i katërt ka sinjalizuar arbitrin kryesor, që më pas ka reaguar duke e ndëshkuar portierin me karton të kuq dhe penallti. Gjithçka ishte brenda rregullores. Madje, rasti i Berishës do të hyjë në Komisionin e Disiplinës.

Nuk ishte si në momentin e Gjimshitit, që u ndëshkua me karton të kuq, pasi ishte rast goli dhe u akordua penallti duke u mbyllur gjithçka ty. Ndërsa Berisha do të hyjë në Komisionin e Disiplinës. Gjithçka është brenda rregullores, goditje me kokë, penallti dhe lojtari merr edhe disa ndeshje dënim.

Ndërrimet e fundit

Zëvendësimet e fundit janë të dëshpëruara dhe nuk ke çfarë të thuash. Me tetë lojtarë nuk luhet futboll. Në raste të tilla vetëm mund të rrish në zotërim të topit që të mos pësosh më shumë gola. Edhe kundërshtari luan më lirshëm. Megjithatë, edhe me tetë lojtarë shkuam edhe disa herë në portën kundërshtare./ Panorama Sport

 

Të këshilluara

Përse Tramp është ndryshe

Nga Fareed Zakaria* Gjatë kësaj fushate, kam dëgjuar nga shumë njerëz që kanë përshëndetur kundërshtimet e mi...

08:28

Rama s'na turpëroi ne, por veten

Nga Dastid Pallaska*Me një foto të postuar dje u mundova – me gjasë pa sukses – ta paralajmëroj formatin e orkestruar dhe munges...

11:05

Kush po e perdor Matilda Makoçin?

Nga Rudina Xhunga/Matilda Makoçi u rikthye. Në një mbrëmje modeste, duke recituar poezi dhe kërcyer, e rrethuar me përkujdesje nga njerëzit e dashur të asaj na...

14:47

Ku u zhdukën shqiptarët?

I mbani mend shqiptarët? Erdhën papritur, 25 vjet më parë. Erdhën të gjithë bashkë. Në fillim nuk kishim dhe më...

20:55

Gafat e De Biasit kundër Spanjës

Nga Besnik Dizdari*/Vërtet, nuk mund të kuptohet përse nuk e thonë me plot gojën se Shqipëria kësaj radhe nuk ka luajt...

08:07

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI