Flash

Rilindja Urbane, çmenduria e dështuar e Edi Ramës dhe ngjashmëria me majmunët Vervet

Lapsi.al 8 May 2017
Rilindja Urbane, çmenduria e dështuar e Edi Ramës dhe

Rilindja Urbane si simbol i teorisë së “Dritareve të Thyera” (Broken Windows theory) por jashtë kontekstit dhe shkeputja me realitetin e Majmunëve shqiptarë.

Gjatë viteve 1980’, në New York City krimi kishte arritur përmasa epidemike. Ndodhnin, mesatarisht, rreth 2000 vrasje dhe 600 mijë krime të rënda në vit.

Pika më vulnerabël e qytetit ishte metroja. Sistemi nëntokësor i udhëtimit ishte kthyer në një kaos. Trenat ishin gjithmonë vonë, alarmi kundra zjarrit binte pothuajse çdo ditë, vagonët e trenave plot me plehra, disa me dritare të thyera e disa pa sistem ngrohje, shumica e tyre të errëta nga ndriçmi i pamjaftueshëm.

Por, ajo që tërhiqte më shumë vemendje ishte Graffiti. Të gjithë vagonët e qytetit, me përjashtim të Midtown (Manhattan), ishin të mbushur me zhgaravina graffiti nga jashtë e nga brenda, si në tavan edhe në dysheme. Mospagimi I biletës kishte marrë aq përmasa të mëdha, sa që i kushtonte qytetit rreth 150 milionë dollarë në vit.

Megjithatë, në fillim të viteve 90’ diçka ndodhi dhe menjëherë trendi i kriminalitetit morri kthesë. Vrasjet u ulën me dy të tretat. Krimet në metro ranë me 75 përqind. Tashmë New Yorku ishte papritur në një nga qytetet më të sigurtë në Amerikë.

Po çfarë ndodhi? Kur Rudi Xhuliani morri detyrën, emëroi në krye të Departamentit të Transportit, David Gunn. David menjehëre vuri në zbatim Teorinë e Dritareve të Thyera (Broken Windows theory). Sipas kesaj teorie, ideuar nga Wilson dhe Kelling, “krimi është pasojë e pashmangshme e kaosit”. Në qoftë se nje dritare thyhet dhe nuk riparohet, njerëzit që kalojnë pranë do të mendojnë se askush nuk kujdeset për të ose se shtepia as nuk ka pronar fare. Së shpejti, më shumë dritare do thyhen, dhe sensi i anarkisë do përhapet nga shtëpia në rrugë, nga rruga në lagje e kështu me radhë.

David vendosi që të gjithë vagonat e trenave te lyheshin çdo mengjes para se të dilnin në sistem (pasi zhgaraviteshin me graffiti natën në parkim) dhe te riparoheshin çdo darkë. Të gjithë vagonat ishin si të rinj çdo mëngjes. Po ashtu, për të luftuar sindromën e mospagimit te biletës, ai krijoi një status të ri për të kualifikuar këtë vepër penale.

Shmangia e pagimit të biletës, së bashku me graffitin, tashmë ishin “krime kundra cilësisë së jetesës”. Dënimi për to u rrit, po ashtu edhe prezenca e policisë nëpër stacione u pesëfishua. Më vonë, Xhuliani e emeroi David Gunn edhe si Drejtor të policisë bashkiake, ku ai pati mundësinë ta tranformonte qytetin në atë që është sot.

Teoria e Dritareve të Thyera është një shembull tipik i Fuqisë së Kontekstit. Kjo është teoria me të cilën Edi Rama ka drejtuar bashkinë e Tiranës për më shumë se 10 vjet dhe Shqipërinë sot.

Por pse Tirana nuk është “civilizuar mjaftueshëm” ateherë?! Pse vallë Shqipërine po e mbyt droga dhe pesimizmi?!

Sepse Edi Rama po e përdor teorinë jashtë kontekstit të saj dhe se Tirana nuk është New Yorku. Edi e ka aq shumë përzemër këtë teori, saqë në TED Talk-un e tij të famshëm në Selanik, e përmend si teorinë e vet personale. Por në fakt, e verteta është krejt tjetër. Ai, nëpërmjet zbukurimit të pallateve dhe rregullimit të Lanës i dha një pamje të re qytetit, por jo një shpresë ekonomike të re.

Teoria e Dritareve të Thyera është e sukseshme në uljen e kriminalitetit, por jo domosdoshmërisht në hapjen e vendeve të punës. Kur njerëzit arrijnë nivele shumë të ulëta ekonomike, nevoja për mbijetesë injoron gjithçka dhe i mbivendoset çdo sensi apo ideje, përfshirë këtu edhe estetikën e bukurinë.

Prandaj Rilindja Urbane, një tjetër shembull i obsesimit të Edi Ramës me Teorine e Dritareve të Thyera, është një nga çmenduritë më të dështuara të kësaj qeverie.

Shqipëria nuk vuan nga krimi ordiner i induktuar e trashëguar në shoqëri, por nga kontrolli ekonomik që ka krimi ne vend. Në njëfarë mënyre, Rilindja Urbane është një ofendim që na bëhet ne shqiptarëve si kriminelë ordinerë dhe turmë e pacivilizuar e pa klas të vlerësojmë “Kullen e Korçës” apo “Velierën e Durrësit”.

… E gjitha kjo sepse Edi Rama është vetë jashtë kontekstit, i shkeputur nga realiteti shqiptar, ashtu si majmunët Vervet. Majmunët Vervet njihen si disa prej kafshëve më të çuditshme. Ata kanë shumë vështirësi në kuptimin e informacioneve që vijnë jashtë ambjentit të tyre të jetesës.

Psh, kur shohin një antilopë të varur në pemë (shenjë e qartë që aty afër jeton një leopard) ose kur dallojnë gjurmët e ndonjë gjarpri “python”, as nuk e konceptojnë dhe analizojnë këtë informacion. Vazhdojnë rrugën e tyre deri sa habiten nga prezenca e grabitqarëve.

Nga ana tjetër, ata janë mes kafshvë më të sofistikuara (pothuajse të ngjashem me njeriun) për jetën ne grupin e tyre. Arrijnë të veçojnë zërin e një familjari nga turma në distancë. Ose, kur një femijë i vogël fillon të qajë, kthehen menjëherë të shohin, jo nga fëmija, por nga nëna e tij.

E thënë ndryshe, Vervetët konsiderohen “budallenj” jashte kontekstit dhe “gjeni” në kontekstin e botës së tyre. Në qoftë se “brenda kontekstit” është partia, “jashtë kontekstit” është Shqipëria, a i gjeni dot Majmunët Vervet? / Sofokli Çakalli - Lapsi.al

Të këshilluara

Injoranca e Ledionit, si simbol i një brezi

Në stilin e tij të zakonshëm, prezantuesi i “The Voice” Ledion Liço, u mundua të bëjë humor edhe këtë të premte në mbrëmjen gjysmëfinale të këtij spektakli. I v...

14:54

A ka klasë punëtore në Shqipëri?

1 maji edhe këtë vit ka gjasa që do të funksionojë si një ditë e zakonshme pushimi, ku shqiptarët do t'i gëzohen diellit e do të dalin në piknik, ndërsa një num...

09:02

Tirana abstrakte e Erion Veliajt

Lewis Mumford, një nga sociologët urbanistë më të rëndësishëm, ka shpjeguar se mënyra sesi zhvillohet një qytet, që nga fasadat e godinave, sheshet, rrugët e de...

07:26

Maqedoni/ Djalli janë shqiptarët?

Nga Sinisa Jakov Marusic/Teksa shumica e re e drejtuar nga opozita në parlamentin maqedonas vazhdon të ushtrojë presion për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe të n...

14:03

Kush po e kërcënon lagunën e Karavastasë?

Nga Artan Rama/Në të dalë të dimrit, në një prej ditëve të fundit të shkurtit, përgjatë vijës së Plazhit të Divjakës, diku në ranishte, shquhej në largësi një n...

13:21

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI