Flash

Injoranca e Ledionit, si simbol i një brezi

Lapsi.al 6 May 2017
Injoranca e Ledionit, si simbol i një brezi

Në stilin e tij të zakonshëm, prezantuesi i “The Voice” Ledion Liço, u mundua të bëjë humor edhe këtë të premte në mbrëmjen gjysmëfinale të këtij spektakli. I veshur me një xhaketë ku shquheshin me dhjetëra simbole që ngjanin si dekorata, dhëndëri i trashëgimtares së Top Channel u përpoq të gjejë një lidhje absurde midis look-ut të tij dhe datës që e kishte bërë të përzgjidhte atë pamje.

Të mos harrojmë, e premtja e “The Voice” ishte 5 maj. Për ata që nuk e dinë ajo është kujtuar si dita e dëshmorëve. Dhe Ledion Liço me një humor kaps, gjithë fryrje dhe krenari, argumentoi se ai e ka veshur këtë xhaketë të veçantë enkas për këtë datë.

Injoranca e një njeriu që nuk sheh përtej imazhit vizual duket sheshit. Sepse shakaja e Ledionit e lidh xhaketën e tij me fotografitë që mund të ketë parë, të atyre dhjetëra veteranëve që derdhën rrugëve duke nxjerrë nga sepeti kostumet ushtarake dhe duke i tejmbushur ato me dekoratat e luftës.

Pra për Ledionin 5 maji është vetëm ky imazh. Aq sa ka parë. Aq sa i kanë zënë sytë në kronikat sipërfaqësore të lajmeve. Aq sa e njeh një brez i tërë që historinë e prek përmes fotografive dhe jo falë shkronjave.

Ata të gjithë ndoshta nuk e dinë se 5 maji është dita e vrasjes së Qemal Stafës. Se ky i panjohuri që u vra në këtë datë nga pushtuesit italianë, qe një antifashist, një nga ata të shumtit që vazhdojnë respektohen në gjithë botën. Se në kujtim të tij, kjo datë vdekjeje, (dikush pretendon tradhtie nga Enver Hoxha) u bë data simbol e gjithë atyre që ranë në luftë.

Një nga portalet e shumta që qe marrë me sot me humorin e trashë të Ledionit, e akuzonte atë se nuk mund të tallej me 5 majin. Se askush nuk mund ta prekte tabunë e vënies në lojë të dëshmorëve.

Por, në fakt problemi i Ledionit, dhe i kategorisë së trushpëlarësve televizivë si ai, nuk është mëkati se guxojnë të bëjnë humor me heronjtë.

Në një shoqëri të hapur, demokratike dhe që tenton të demistifikohet, as pikëpyetjet mbi Qemal Stafën, as vënia në lojë e shifrës bombastike të 28 mijë dëshmorëve, as parodia ndaj atyre që dhanë jetën për një utopi, nuk ka pse përbën një sakrilegj.

Por humori i Ledionit as nuk mëtonte t’i prekte këto tabu. Ai thjeshtë tentoi të bënte një asosacion me aq sa kishte parë. Ai e lidhi xhaketën e tij me xhaketat e rënduara të veteranëve në 5 maj dhe kaq i mjaftoi për batutën e tij që e merrte si gallatë.

Prandaj është e kotë që atë ta fshikullosh se kaloi cakun duke u tallur me dëshmorët. Ai është thjeshtë një trushpëlarës televiziv sipërfaqësor dhe për këtë duhet mëshiruar. Ai e njeh historinë thjeshtë nga imazhet dhe prandaj është e kotë të trajtosh seriozisht. /T Çela

Të këshilluara

A ka klasë punëtore në Shqipëri?

1 maji edhe këtë vit ka gjasa që do të funksionojë si një ditë e zakonshme pushimi, ku shqiptarët do t'i gëzohen diellit e do të dalin në piknik, ndërsa një num...

09:02

Tirana abstrakte e Erion Veliajt

Lewis Mumford, një nga sociologët urbanistë më të rëndësishëm, ka shpjeguar se mënyra sesi zhvillohet një qytet, që nga fasadat e godinave, sheshet, rrugët e de...

07:26

Maqedoni/ Djalli janë shqiptarët?

Nga Sinisa Jakov Marusic/Teksa shumica e re e drejtuar nga opozita në parlamentin maqedonas vazhdon të ushtrojë presion për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe të n...

14:03

Kush po e kërcënon lagunën e Karavastasë?

Nga Artan Rama/Në të dalë të dimrit, në një prej ditëve të fundit të shkurtit, përgjatë vijës së Plazhit të Divjakës, diku në ranishte, shquhej në largësi një n...

13:21

Në Ballkan po vërsillet hija e luftës

Nga Theo Sommer*/ Pak para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore dhe pas dy luftërave ballkanike të viteve 1912 dhe 1913 Fondacioni Carnegie publikoi një ...

18:13

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI