Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

A ka vapë Skënderbeu?

Lapsi.al 13 August 2017
A ka vapë Skënderbeu?

Nga Edmond Tupja/ Nëse këtë shkrim do ta kisha titulluar “A kishte vapë Skënderbeu?”, me siguri që do të më duhej të dokumentohesha gjatë, gjerë e thellë, për të dhënat klimatologjike të vendit, kontinentit dhe planetit tim në shekullin XV që t’i jepja një përgjigje pak a shumë të saktë pyetjes në fjalë, luks ky që nuk mund t’ia ofroj vetes në kuadrin e kufizuar të kësaj rubrike pa pretendime shkencore.

Gjithsesi, mund të pohoj se asokohe – pra, rreth gjashtë shekuj më parë – rruzulli tokësor me siguri do të ketë qenë shumë më pak i ndotur: revolucioni industrial do të imponohej vrullshëm vetëm nga mesi i shekullit XIX, fillimisht me përdorimin masiv të qymyrgurit, për të vijuar me atë të naftës gati një shekull më vonë, dy tipa energjish fosile këto tejet ndotëse; rrjedhimisht, në atë epokë fort të largët, pra, në kohën e Skënderbeut, planeti ende nuk e njihte dhe madje as mund ta përfytyronte ngrohjen globale, efektin serrë të disa gazrave e të tjera, dukuri karakteristike të periudhës së koklavitur që po jeton e përjeton njerëzimi sot.

Lexueset dhe lexuesit e vëmendshëm të kësaj rubrike të përjavshme e kuptojnë fare mirë se me pyetjen-titull “A ka vapë Skënderbeu?” unë kam parasysh jo eshtrat e heroit tonë kombëtar, por statujën e tij në sheshin me të njëjtin emër! Përse kështu? Sepse kam përshtypjen që ai sot ka shumë më tepër vapë, sesa një vit më parë. Përse kështu? Sepse, përveç ngrohjes së përvitshme globale, qendrës qibare së Tiranës sqimatare po i shtohet këtë verë edhe ngrohja e përditshme e përshpejtuar nga njëri prej diamanteve të diademës së kryebashkiakut të kryeqytetit të përkryer shqiptar, të cilin fansat e tij më fantastikë e thërrasin me familjaritetin më të famshëm “Lali Eri”.

E kam fjalën për vetë sheshin “Skënderbej”, të ribërë si një zonjë apo, më saktë, si një travesti, veçse jo me hormone, operacione e silikon, por me pllaka shkëmbi, të cilat, nën rrezet përvëluese të një dielli të pamëshirshëm, ngopen me nxehtësi gjatë ditës, pavarësisht rrëkezave mjeranë që e njomin atë koprracisht vende-vende dhe herë pas here, ndërsa në mbrëmje e lëshojnë atë nxehtësi për ata njerëz që kuturisin të shkelin mbi të. Kështu që, në vend të ishte i rrethuar me lëndina e pemë gjethegjera, Skënderbeu i shkret zhuritet në pisk të vapës mes pllakave burim nxehtësie për mjedisin, kalimtarët dhe shëtitësit e muzgut, e mbrëmjes, madje edhe të natës.

Sidoqoftë, populli ynë i urtë (nganjëherë, bile, më tepër se ç’duhet) ka një proverb fort interesant, për besë: Jo çdo e keqe vjen për të keqe. Sigurisht, ndokush mund të kërkojë të dijë se për çfarë e kam fjalën në këtë mes. Po nxitoj, pra, të shpjegohem: Kur isha i ri, një spanjoll më pati thënë se në jug të vendit të tij, në një rrafshnaltë malore pa pikë bimësie, në zemër të verës dhe sa herë dielli kapte zenitin, temperatura arrinte deri në gjashtëdhjetë gradë celsius dhe aty “piqej veza në gur”. Rrjedhimisht e për pasojë të pashmangshme, nuk do ta kritikoj kryebashkiakun që po ia than buzën Skënderbeut dhe kalit të tij (i cili, ashtu si ajo daullja që bie për ata që kanë veshë, hingëllin heshturazi për ata që kanë imagjinatë), sepse, mundësia për të pjekur vezë (dhe jo vetëm), pa shpenzime, nga ana e shqiptarëve kryeqytetas në pllakat shkëmbore të sheshit “Skënderbej” do të jetë një ndihmë e paanashkalueshme për ata, ngaqë do t’u japë zemër të pjekin apo të ziejnë atje, sidomos në mesditë, lloj-lloj gatesash, kështu që ata, falë paneleve njëherazi shkëmbore e diellore të sheshit përvëlues në qendër të Tiranës, do të gatuajnë ç’t’u dojë e bardha zemër, duke bërë njëkohësisht plazh, jo në rërë, por në shkëmb.

Megjithatë, jam i sigurt që kryebashkiaku i Tiranës do t’u vërë në dispozicion disa ambulanca për rastet e ndonjë të fikëti të paparashikuar, pushimi të përkohshëm zemre apo hemorragjie cerebrale cingëritëse që mund të pë- sojnë shqiptarët kryeqytetas tek presin plot optimizëm evolucionar radhën e gatimit falas, të gjithë skajshmërisht të lumtur që Bashkia e Tiranës do t’u krijojë kështu kushtet e domosdoshme dhe të lavdishme për të kursyer energjinë elektrike, pa harruar që ujin e nevojshëm për gatim e larje enësh ata mund dhe duhet ta marrin, sigurisht me tarif më të ulët, nga rrëkezat modeste aty rrotull, te të cilat mund dhe duhet (një rrugë e dy punë) të lajnë duart e të freskojnë fytyrën, madje – pse jo? – edhe trupin me gjithë gjymtyrët e organet e tjera, përfshirë edhe ato të padukshmet.

Së fundi, por jo më së paku, duke u frymëzuar nga fjalët e një arkitekti të vjetër para disa ditësh, Skënderbeu sot ka përherë e më shumë vapë sepse vendi ku i kanë ngecur potkonjtë kalit të tij nuk është më shesh, por ngjan si një kodrinë shkëmbore pa pikë bimësie që të kujton, larg e larg sigurisht, majën e asaj rrafshnalte spanjolle ku, në zemër të verës dhe sa herë dielli kap zenitin, temperatura arrin afro gjashtëdhjetë gradë celsius dhe ku “piqet veza në gur”/ Panorama/

Të këshilluara

Fotoja ime e parë me Sali Berishën

Nga Mustafa Nano/ Për herë të parë me Sali Berishën kam folur në telefon. Ka qenë marsi i vitit 1991. E kërkova unë në telefon në emër të një grupi njerëzish që...

10:08

Hipokrizia me fitoren e Skënderbeut

Nga Gëzim Sinemati/ Ato ditë që Skënderbeu mori dënimin, të diktuar më shumë nga zemërimi i UEFA-s sesa nga shpirti zyrtar, i bënim qejfin botës, duke thir...

07:28

Hipokrizia me fitoren e Skënderbeut

Nga Gëzim Sinemati/ Ato ditë që Skënderbeu mori dënimin, të diktuar më shumë nga zemërimi i UEFA-s sesa nga shpirti zyrtar, i bënim qejfin botës, duke thir...

07:28

Njeriu ynë në Afganistan

Nga Veton Surroi 1.  Qe ftesë jo e zakonshme për të promovuar një libër: një kolonel i forcave speciale që kishte luftuar në Afganistan dhe Irak më f...

10:46

10 arsye për të bërë rafting në Vjosë

Nga Blerina Ago 1) Stërvitja Shumica e njerëzve nuk rreshtin së stërvituri për të mbajtur trupin dhe mendjen në formë. Ku ka më bukur sesa të stërvitesh d...

11:40

Pse e mbroj tim atë, Besnik Mustafajin

Nga Andi Mustafaj  Jam menduar gjate nese duhet te shkruaj dicka ne lidhje me ngjarjet e fundit, gjate te cilave, per te baltosur angazhimin e babait ti...

18:59

Qarkullimi i lirë i eshtrave

Nga Veton Surroi 1. Ka njëzet vjet e ca që politikanë dhe ish-politikanë, diplomatë e burokratë perëndimorë do të dalin ritualisht me një ide themelore ...

06:37

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI