Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Sporti dhe politika nuk shkojnë shumë bashkë

Lapsi.al 8 August 2017
Sporti dhe politika nuk shkojnë shumë bashkë

Kur yjet e sportit vendosin të nisin një karrierë të re në politikë, ata shpesh e humbin imazhin e tyre heroik, pasi adhurimi kthehet në përçmim.

Ata të gjithë po brohorasin emrin tënd!

Po bërtasin dhe po qajnë, po qeshin dhe ulërijnë, puthen e përqafohen.

Dinë gjithçka rreth teje, familjes tënde dhe rrugës tënde të gjatë të suksesit. E dinë sat ë vështirë e ke pasur për të arritur deri këtu, për të fituar, për t’i përfaqësuar të gjithë ata.

E dinë si ecën dhe si flet, si sulmon dhe mbrohesh. T’i njohin dobësitë dhe ta admirojnë forcën.

Fëmijëve u vënë emrin tënd dhe një ditë, kur të mos jeni më, shkollët, rrugët dhe sheshet do të kenë statujën apo emrin tënd.

Nxënësit do të mësojnë për veprat tuaj dhe të moshuarit do të t’u tregojnë histori nipërve e mbesave se si të kanë takuar dhe kanë folur me ty. Do të jenë më së shumti gënjeshtra, por kjo është ajo që bëjnë të moshuarit.

Dhe nëse do të arrini rezultate të shkëlqyera, ata do të vendosin të flasin edhe për një “epokë” pas teje.

Ka dy lloj njerëzish që e dëshirojnë një jetë të tillë: Sportistët dhe Politikanët.

Për politikanët, që ta arrijnë këtë lavdi është jashtëzakonisht e vështirë, ose thuajse e pamundur gjatë jetës. Veçanërisht nëse nuk përdorin metoda shtypëse dhe të krijojnë me forcë kultin e individit.

Për sportistët është shumë më e lehtë. Njerëzit i duan fituesit, kampionët e botës, medalistët olimpikë. Kombet i adhurojnë të gjitha llojet e sporteve, veçanërisht disiplinat në të cilat janë të mirë vetë.

Kroatët duan futbollit, por edhe skitë kur fitojnë medalje ari, apo edhe MMA kur Cro Cop apo Stipe Miocic lëshojnë ndonjërin në tapet.

Ukrainasit duan boksin dhe vëllezërit Klitschko, amerikanët duan lojëtarët e bejsbollit që janë gjithnjë kampionë të botës.

Dhe ata thërrasin emerat e tyre, i festojnë fitoret dhe qajnë për humbjet e tyre. Dhe kështu sportistët jetojnë atë çfarë politikanët vetëm mund ta ëndërrojnë.

Dhe kjo i bën disa sportistë të mendojnë: “Unë e kam dashurinë e njerëzve. Ata po brohorasin emrin tim. Unë i frymëzoj dhe ata më besojnë. Kështu që unë mund të bëj më shumë sesa sporti. Ky vend nuk ka besim te politikanët dhe këtu nuk ka tjetër me një karimë të vëretë që lufton për përmirësimin e shoqërisë sonë. Duhet të bëj përpara”.

Nëse nuk e mendojnë vetë, e bëjnë menaxherët e tyre, ose familjet apo ndonjë parti politike që kërkon t’i bashkangjitet lavdisë së dikujt tjetër.

Kështu ata vendosin të nisin karrierën politike.

Në Kroaci kjo ka ndodhur me futbollistë, basketbollistë, skiatorë, atletë dhe yje të arteve marciale.

Gra dhe burra me tituj botërorë, medalje të arta dhe dashurinë e kombit vendosën t’i hyjnë politikës. Duke shpresuar të përdorin emrin dhe arritjet e tyre për të mirën e popullit.

Por nuk shkoi aq mirë…

Në sport ka rregulla. Ka gjyqtarë. Kamera dhe teknologji moderne që numëron çdo pikë, sekondë apo gram. Ka “fair play” (lojë të ndershme), kufizim në kohë apo në pikë, sponsorë dhe bileta. Ka edhe pushim.

Në sport do t’ju falnin nëse thoni diçka gabim, nëse bëni atë që duhet. Dhe do të brohorasin për ju edhe nëse humbisni teksa keni dhënë më të mirën tuaj.

Në sport, trajneri juaj, menaxheri apo anëtarët e ekipit janë të gjithë në të njëjtën anë. Në politikë, jo dhe aq.

Nuk ka rregulla kur bëhet fjalë për një ekonomi të dështuar dhe nuk ka gjyqtarë kur kundërshtarët mashtrojnë. Nuk ka kamera për të kapur korrupsionin dhe “lojën e ndershme” gjatë zgjedhjeve.

Sponsorët nuk i vendosin logot e tyre në bluzat tuaja, por përpiqen në mënyrë anonime që të fusin eurot e tyre në llogarinë tuaj.

Nuk ka pushim në politikë. Ju po përfaqësoni gjithë ditën, çdo ditë, me gjithçka që bëni dhe thoni.

“Anëtarët e skuadrës suaj” nuk janë në të njëjtën anë dhe nëse humbisni askujt nuk do t’i bëhet vonë nëse u përpoqët.

Dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, turma e urren këtë lojë dhe ju nuk jeni stërvitur për këtë.

Nuk ka medalje të artë në të drejtat e njeriut dhe as tituj botërorë në luftën kundër korrupsionit.

Por kjo nuk do të thotë se nuk ka stërvitje dhe praktikë në politikë. Dhe njerëzit mund ta shohin këtë.

Lojtari ynë dikur i dashur, Davor Suker, tani urrehet nga shumica e popullsisë. Talenti i tij bëri që ai të shënojë golat më të bukur, por kjo nuk e ndihmoi kur u bë president i Federatës Kroate të Futbollit.

Sa herë ka polemika në federatë, njerëzit i harrojnë golat e tij. Tani ata s’mund të kujtojnë asnjërin prej tyre, edhe pse ai ka shënuar me qindra.
Janica Kostelic, skiatorja olimpike legjendare, tani është sekretare e shtetit për sporti. Dikur quhej “Mbretëresha”, ndërsa tani është abuzuar verbalisht në rrugë nga njerëz që janë të sëmurë nga krimi i organizuar që ende dëmton klubet sportive.

Tani, e vetmja gjë që po rrëshqet poshtë me shpejtësi, është vlerësimi për të.

Shumë nga figurat tona të njohura sportive e provuan fatin e tyre në parlament, por pasi u detyruan të tregonin “aftësitë e tyre” në çështje si ligji electoral, decentralizimi i qeverisjes apo krimet e luftës, vendosën shpejt që “politika nuk bën për ta”. Të gjithë humbën një pjesë të popullaritetit.

E gjithë kjo tregon se sporti dhe politika nuk shkojnë shumë bashkë.

Është e thjeshtë që njerëzit që të bashkohen më lehtë me dikë që bën një lojë sesa me dikë që bën një reform fiskale. Apo me dikë që fiton një medalje sesa me dikë që fiton një votë. Me dikë që thyen një rekord apo dikë që thyen një premtim.

Sepse nuk është lojë. Këtu nuk po luani me top, ju po luani me jetët tona.  / Borna Sor – BIRN – Përgatiti Lapsi.al (Titulli i origjinalit: Heronjtë sportivë të Kroacisë kërkojnë të shënojnë edhe në politikë)

 

Të këshilluara

Hipokrizia me fitoren e Skënderbeut

Nga Gëzim Sinemati/ Ato ditë që Skënderbeu mori dënimin, të diktuar më shumë nga zemërimi i UEFA-s sesa nga shpirti zyrtar, i bënim qejfin botës, duke thir...

07:28

Hipokrizia me fitoren e Skënderbeut

Nga Gëzim Sinemati/ Ato ditë që Skënderbeu mori dënimin, të diktuar më shumë nga zemërimi i UEFA-s sesa nga shpirti zyrtar, i bënim qejfin botës, duke thir...

07:28

Njeriu ynë në Afganistan

Nga Veton Surroi 1.  Qe ftesë jo e zakonshme për të promovuar një libër: një kolonel i forcave speciale që kishte luftuar në Afganistan dhe Irak më f...

10:46

10 arsye për të bërë rafting në Vjosë

Nga Blerina Ago 1) Stërvitja Shumica e njerëzve nuk rreshtin së stërvituri për të mbajtur trupin dhe mendjen në formë. Ku ka më bukur sesa të stërvitesh d...

11:40

Pse e mbroj tim atë, Besnik Mustafajin

Nga Andi Mustafaj  Jam menduar gjate nese duhet te shkruaj dicka ne lidhje me ngjarjet e fundit, gjate te cilave, per te baltosur angazhimin e babait ti...

18:59

Qarkullimi i lirë i eshtrave

Nga Veton Surroi 1. Ka njëzet vjet e ca që politikanë dhe ish-politikanë, diplomatë e burokratë perëndimorë do të dalin ritualisht me një ide themelore ...

06:37

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI