Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Kalbësirat shoviniste kundër zhvillimit të Shqipërisë

Lapsi.al 4 September 2017

Pas një periudhe tashmë të tensionuar vere, ku ngritja e temperaturave u shoqërua me tensionin politiko-social të zgjedhjeve parlamentare, me temperaturat e tejskajshme dhe më në fund me tymin e bardhë të qeverisë Rama 2, më në fund erdhi edhe një lajm i mirë, ai i miratimit të Planit Urbanistik të Jugut. Do të quhej „lajm i mirë“ jo thjeshtë nisur tashmë nga cilësia e tij apo përpjekja për adresimin e yçklave të pafund, si atyre partiake, ashtu edhe të grupeve të interesave të ndryshme, qofshin elektorale, qofshin tregtare. 

Është lajm i mirë, jo sepse kemi planin më të mirë, por sepse kemi planin më të mirë të mundshëm tashmë, dhe e kemi sot, pas shumë e shumë zvarritjeve dhe tejzgjatjeve në kohë.  Riviera shqiptare ka humbur shumë me vonesat e saj, dhe është koha të rifitohet kjo kohë, së bashku me perceptimet e duhura, me imazhin e duhur, me infrastrukturën e duhur, e gjithçka që i duhet një vendi kandidat BE për të merituar të hyjë denjësisht në hartat e turizmit evropian dhe botëror me modesti, por edhe krenari për çka do të ofrojë.

Sot më në fund kemi një Plan Urbanistik të Himarës, që nënkupton thjeshtë se jemi gati për të përveshur mëngët dhe për të filluar punën, me shpresën për sezone përherë e më të bukra vitin që vjen, me infrastrukturë më të sistemuar, me ballin më lart e me opinione më të mira turistësh.  Besojmë se kjo është qasja më e duhur edhe ndaj qytetarëve evropianë të cilëve duam t’u bashkohemi.  Po kështu besojmë se këto janë edhe pritshmëritë e BE-së ndaj vendit tonë, me plane dhe jo pa plane.

Është pikërisht ky imazh sa optimist aq edhe realist, që mjegullohet dhe lëkundet nga disa përpjekje në formën e pseudo-protestave që vijnë të amballazhuara në formën e shqetësimeve të minoritetit helen, ky amplifikator i dalë boje i ca rudimenteve historike mendjembyllura që tundin pashpresë kartën kërcënuese të votës së integrimit. 

Si fillim, karta të tilla pseudo-nacionaliste me tipare të theksuara shoviniste, jo vetëm që janë vjetruar tashmë, por thjeshtë konfirmojnë mungesën e krijimtarisë dhe shterpësinë e mendjeve të nxehta që i ushqejnë. Si praktikë e vjetruar tashmë, jehona e pakët ngjan si një sharje me kokën në një pus të tharë, që i shërben vetëm sharësit për t’u mbytur një herë e mirë.  E qartë se, sipas popullit, „i shari të shan.“

Po sa i bazuar është kërcënimi për pengimin e integrimit?

Teknikisht dhe procedurialisht, BE ka plot halle dhe telashe sot, ku pas BREXIT, pas ndryshimit të politikave të SHBA, pas krizës ekonomike që rrezikon seriozisht akoma disa nga shtetet anëtare, pas rezistencës ndaj prezencës përherë në rritje të kapitaleve kineze dhe sidomos, luftës kundër terrorizmit, sikur ka pak ose aspak vend për të marrë në shqyrtim planet pjesore urbanistike të një shteti të pavarur dhe sovran.  Ky vend tashmë, që monitorohet ngushtësisht dhe prej kohësh nga Komsioni Evropian dhe shumë organizma të tjerë ndërkombëtarë, mund të çalojë në shumë drejtime, por nuk mund të pranohet nga askush e për asnjë arsye sulmi pseudo-nacionalist për shkak të një hapi përpara tashmë në kuadër të reformës territoriale, atë të miratimit dhe të zbatimit të planeve rregulluese urbanistike.

Të jesh kundër planit urbanistik të një vendi, rajoni apo krahine, do të thotë ngadalësim, stagnacion, vendnumëro.  Të sulmosh planin urbanistik të një prej zonave më të nxehta dhe prioritare për sa i përket zhvillimit të vendit dhe sidomos, industrinë e turizmit, duhet të mbartësh dhe të mbarsësh shtysa ligësisht dashakeqëse dhe të mbrapshta, qoftë si shtytës i jashtëm, ca më keq si mbështetës i brendshëm.  Ku përshkrimi më i goditur do të qe ai i „gëlltitjes së një luge çorbe të prishur, dhe pastaj vjellin për gjithë jetën.“

T’u biesh këmbanave të vjetra me pretendimin e një muzike dhe valleje të re, duhet të kesh jo vetëm kurajon e diskreditimit momental dhe të ardhshëm publik, por edhe mungesë të theksuar vizioni dhe konceptimi për realitetin dhe dinamikat e tij.

E gjitha kjo, pa menduar aspak për cënimin e integritetit shtetëror dhe ndërhyrjes së patakt me pretendime boshe, sepse ky është fatkeqësisht avazi i kësaj pakice përherë e në zhdukje e tkurrje, andej e këndej kufirit.

Vetë fqinjët tanë të mirë grekë do ta gëzojnë planin e ri urbanistik të Himarës kur të fillojnë të bëjnë pushimet apo të vizitojnë trojet kufitare.  Edhe vetë BE, në dilemën e kandidatit me apo pa plan urbanistik, e ka të thjeshtë përgjigjen.

Tek e fundit, zhurmues të tillë e justifikojnë plotësisht thënien e artë: „Fali o Atë se nuk dinë se ç’bëjnë!“ / Taulant Koçia

Të këshilluara

Kosova, një ngjarje ruse në Bruksel

Nga Veton Surroi/ Mund lehtë të paramendoj buzëqeshjen e Moskës zyrtare në të dëgjuar se edhe një herë do të fillojë “dialogu për Kosovën”, tash në nivel të pre...

14:53

Pse po e takoj Vuçiçin?

Nga Hashim Thaçi / Republika e Kosovës vitin e ardhshëm do ta shënojë dhjetë vjetorin e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë.  Vetëm njëzet vite më parë,...

12:20

Lajme komunale nga Tirana

Nga Kastriot Dervishi Prej më se 2 vjetësh jemi të detyruar të shohim nëpër televizionet kombëtare lajme të mërzitshme të karakterit komunal nga Bashkia...

07:50

A ka vapë Skënderbeu?

Nga Edmond Tupja/ Nëse këtë shkrim do ta kisha titulluar “A kishte vapë Skënderbeu?”, me siguri që do të më duhej të dokumentohesha gjatë, gjerë e thellë, për t...

10:36

Fotoja ime e parë me Sali Berishën

Nga Mustafa Nano/ Për herë të parë me Sali Berishën kam folur në telefon. Ka qenë marsi i vitit 1991. E kërkova unë në telefon në emër të një grupi njerëzish që...

10:08

Hipokrizia me fitoren e Skënderbeut

Nga Gëzim Sinemati/ Ato ditë që Skënderbeu mori dënimin, të diktuar më shumë nga zemërimi i UEFA-s sesa nga shpirti zyrtar, i bënim qejfin botës, duke thir...

07:28

Hipokrizia me fitoren e Skënderbeut

Nga Gëzim Sinemati/ Ato ditë që Skënderbeu mori dënimin, të diktuar më shumë nga zemërimi i UEFA-s sesa nga shpirti zyrtar, i bënim qejfin botës, duke thir...

07:28

Njeriu ynë në Afganistan

Nga Veton Surroi 1.  Qe ftesë jo e zakonshme për të promovuar një libër: një kolonel i forcave speciale që kishte luftuar në Afganistan dhe Irak më f...

10:46

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI