Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

A jemi ne shqiptarët antisemitë?

Lapsi.al 18 September 2017
A jemi ne shqiptarët antisemitë?

Arben Idrizi/                                                 

Këto ditë ka pasur goxha do akuza për antisemitizëm ndaj një kandidati për kryetar komune. Përfolja më bëri të tmerrohem edhe më tepër nga një grafit në rrugë, të cilin jam duke e ndeshur sa herë që po kaloj andej pari.

Grafiti në fjalë është një svastikë e bërë me ngjyrë të zezë, mbi asfalt, në Germi, më saktësisht në rrugën e asfaltuar që çon lart tek antenat. Mbi grafit është shënuar, bazuar në ngjyrën dhe mënyrën e shkrimit, një emër, me shkronja të mëdha: RINOR. Me gjasë ai do të jetë autori i grafitit. Përsëri me gjasë: edhe mund të jetë një i ri, që ndoshta as nuk e di saktësisht se çka nënkupton shenja të cilën ia ka shoqëruar emrit të vet. Por, mbase e di. Dua të them se ai e di. E di. Nëse nuk ka lexuar, sigurisht nuk ka pasur si të mësojë çfarë tmerresh e tragjedish ka prodhuar ajo shenjë, nëse s’ka pasur prind a mësues që t’ia shpjegojë atë fatkeqësi që nuk duhej të ndodhte as nuk duhet të ndodhë kurrë më, atëherë mbase prindi (nuk do të doja të besoja se edhe mësuesi), ose ndokush tjetër me ndikim përreth tij, do ta ketë bindur, me ndonjë aludim ose drejtpërdrejt, se holokausti, pra gjenocidi ndaj hebrenjve është një vepër e pranueshme. Do të thotë, për t’u përsëritur.

Nga përvoja, e them me përgjegjësinë time, ndër myslimanët e devotshëm e të padevotshëm, janë me bollëk, në vendin tonë, ata që atë holokaust e konsiderojnë të pranueshëm. Përkatësisht, që do të donin që Izraeli të rrafshohet përtokë.

Ndër përjetimet e mia (ju mund të thoni se janë të kufizuara dhe nuk shënjojnë asnjë tendencë), kam një që më ka lënë aq shije të hidhur sa s’do ta harroj për jetë. Si çdonjëri, kisha një berber ku qethesha rëndom. Është një ritual praktik. Një herë, teksa po prisja të qethesha, berberi po bisedonte me një myshteri për një person të tretë, i cili duhej të ishte një banor i interesant i lagjes së tyre. Doli se ai kishte pas qenë pjesëtar i formacionit namkeq nazist të shqiptarëve të Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për më tepër, paska shenjën e svastikës të SS-ve. Akoma për më tepër, na qenka i mbijetuari i fundit i atyre shqiptarëve nazistë. Në atë moment, berberi u kthye nga unë dhe më tha: «Mund të jetë interesant të shkruash për të». Paksa i revoltuar, ndoshta pa i gjetur të gjitha fjalët e duhura, por duke e kuptuar ku donte të dilte, i thashë: «Nuk ka asgjë për t’u krenuar në atë gjë». «As për t’u turpëruar», ma ktheu sakaq, ndoshta edhe më i prekur nga reagimi im. U çova dhe ika. Kaq mund të bëja. Të ikja dhe të mos ia shihja kurrë më surratin.

Tani, të tillët, janë njëmend një pakicë? Apo janë shumicë? Janë thjesht injorantë? Apo janë tamam antisemitë dhe kjo i bën edhe më kafshëror?

Sigurisht, ashtu siç nuk pranova më t’ia shoh më surratin, as të lejoj të më dërdëllis për afinitetet e tij kafshërore, atij personi, po ashtu mund të shkoj dhe ta fshij atë grafit. Porse, ta fshij sot më duket sikur të përpiqesha ta fshija të vërtetën, dmth gjithë atë kafshëri që ekziston mes nesh.

Në një skenar më ideal, do të doja ta shihja atë tipin e akuzuar për antisemitizëm, qoftë edhe duke i mbledhur të gjitha mediat pas vetes, të shkojë të fshijë dhe të manifestojë pak më shumë tolerancë, mirëkuptim dhe humanizëm.

Ndoshta për shumicën ai grafit do të duket një incident pa kurrfarë peshe. Ka pasur të tillë dhe do të ketë, në vendet e tjera më shumë se te ne. Unë mund të them vetëm një gjë: për vendin tim, për shoqërinë time, kjo “shkëndijë” është fatale. (Gazeta Express)

 

 

 

 

Të këshilluara

Filozofia e sundimit të pakicës

Nga Veton Surroi/ Kosova, pas tridhjetë vjetësh, sërish kthehet tek varësia ndaj presidentit serb   1 Rrëfimi i shkurtër dhe i thjeshtë i ...

08:18

Kosova, një ngjarje ruse në Bruksel

Nga Veton Surroi/ Mund lehtë të paramendoj buzëqeshjen e Moskës zyrtare në të dëgjuar se edhe një herë do të fillojë “dialogu për Kosovën”, tash në nivel të pre...

14:53

Pse po e takoj Vuçiçin?

Nga Hashim Thaçi / Republika e Kosovës vitin e ardhshëm do ta shënojë dhjetë vjetorin e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë.  Vetëm njëzet vite më parë,...

12:20

Lajme komunale nga Tirana

Nga Kastriot Dervishi Prej më se 2 vjetësh jemi të detyruar të shohim nëpër televizionet kombëtare lajme të mërzitshme të karakterit komunal nga Bashkia...

07:50

A ka vapë Skënderbeu?

Nga Edmond Tupja/ Nëse këtë shkrim do ta kisha titulluar “A kishte vapë Skënderbeu?”, me siguri që do të më duhej të dokumentohesha gjatë, gjerë e thellë, për t...

10:36

Fotoja ime e parë me Sali Berishën

Nga Mustafa Nano/ Për herë të parë me Sali Berishën kam folur në telefon. Ka qenë marsi i vitit 1991. E kërkova unë në telefon në emër të një grupi njerëzish që...

10:08

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI