Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Harta e ushqimeve më popullore në Europë/ Për cilin gatim është e njohur Shqipëria

Lapsi.al 26 July 2017
Harta e ushqimeve më popullore në Europë/ Për cilin gatim

Të vizitosh Europën kur je i uritur?! Culture Trip ka sjellë një hartë me ushqimet më popullore në shtetet e Europës bazuar në kërkimet e motorit të kërkimit Google.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Culture Trip, ushqimet më popullore në Ballkan janë kryesisht ushqimet me bazë mishi. Sipas hartës së publikuar, ushqimi më popullor në Shqipëri është ‘çomleku’. Në Kosovë dhe në Serbi, ‘Peskavicat’, ndërsa në Maqedoni, pjata më popullore është ‘gjella me fasule’.

Greqia është e njohur për ‘gjirot’, ndërsa Turqia për ‘qebabin’.

Nuk kishte si të ishte ndryshe në Itali, ku ushqimi më popullor janë ‘pizza-t’. Në Zvicër është ‘djathi i shkrirë’.

Ndërsa shumë njerëz në Angli thonë se mishi i pjekur mirë ia kalon ushqimit me bazë peshku dhe patateve, motori më popullor i kërkimit Google tregon se është ekzaktësisht e kundërta..

Franca, me elegancën e saj në shërbim, të josh me mishi lope ‘Bourguignon’, të gatuar me perime dhe salcë.

Në Spanjë më e njohura është ‘paella’, njw specialitet vendas i orizit me fruta deti. Në Portugali, më i preferuari mbetet ‘bacalhau’, peshku kod i tharë dhe i tymosur, i shoqëruar me patate të vogla të ziera.

‘Spätzle’ janë një përgatitje tipike e Gjermanisë jugore: tip makarona (njoki) në formë të çrregullt bërë nga miell gruri, vezë dhe ujë.

‘Schnitzel’, mish viçi i prerë hollë i skuqur me miell dhe thërrime buke, janë ushqimi tradicional i kuzhinës vjeneze.

Europa qendrore, sidomos Polonia janë të njohura për ‘pierogi’, byreçkat e mbushura.

Nëse shkoni në Norvegji nuk mund të lini pa provuar “fiskesoupe’, supën e peshkut. Në shtetin fqinjë, Suedi, do të gjesh kudo ‘Kottbullar’, specialiteti vendas për qoftet.

Nga Rusia e madhe dhe e ftohtë, mos u largoni pa provuar ‘pelmeni’, mini byreçka të bushura me mish, peshk, kërpudha etj, por kujdes, nga erëzat e forta, aroma mund të zgjasë disa ditë. /Monitor

Të këshilluara

+18/ Seks tresh në jaht në mes të ditës

Ose seksi në plazh ka marrë përhapje të madhe, ose tashmë po e shohin të gjithë për shkak të telefonëve. Një video amatoriale “hard” e regjistruar në Costa D’Am...

20:18

Vapa/ Si të ruhemi nga dehidratimi?

Studime të shumta kanë hedhur poshtë idenë se çdo njeri duhet të pijë 8 gota ujë në ditë, pasi kjo gjë varet si nga gjinia, mosha, pesha dhe kërkesat e një indi...

16:51

Reportazh/ Një "zhytje" në Shqipëri

Plazhet që ceken nga ujërat e tejdukshme të Mesdheut e bëjnë vendin e shqiponjave një destinacion tejet befasues për pushimet verore. Vetëm vitin e kaluar, turi...

16:31

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI