Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

5 Hapa si të dukeni më të rinj

Lapsi.al 18 July 2017
5 Hapa si të dukeni më të rinj

Nutricienët kanë zbuluar këshillat më të mira për të rritur kualitetin e dukjes së lëkurës.

Prej reduktimit të sheqerit e deri tek rritja e marrjes së zinkut, më poshtë mund të mësoni për mënyrat se si të dukeni më të rinj.

1. Jo sheqer, ju lutem!

Mund të shpenzoni mijëra euro në kremra të shtrenjtë, por nëse dieta juaj është përplot me sheqer, harrojeni se do të dukeni më të rinj. Sheqeri ndikon në shëndetin e përgjithshëm, duke rritur rrezikun e obezitetit gjithashtu. Por, sheqeri e përkeqëson edhe lëkurën. 

2. Më shumë peshk!

Janë të rëndësishme për zemrën, trurin dhe shëndetin e syve. Por acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6 luajnë një rol të rëndësishëm edhe në strukturën dhe dukjen e lëkurës. Kështu, nutricienët sugjerojnë që peshk të hani tri herë në javë.

3. Antioksidantët

Antioksidantët e mbrojnë mirë lëkurën duke kufizuar prodhimin e radikaleve të lira; të cilat ndikojnë në dëmtimin e qelizave të lëkurës, që mund të çojë në plakje të parakohshme të lëkurës. Një nga antioksidantët më të fuqishëm është vitamina C. Ajo ju ndihmon në shumë mënyra, por edhe që të dukeni më të rinj. Më e mira është që të hani fruta dhe perime që kanë sasi të lartë të kësaj vitamine.

4. Merrni më shumë zink

Zinku luan shumë role në trup dhe është i përfshirë në shumë procese biologjike. Për shkak të rolit të tij të shumëfishtë, mungesa e zinkut mund të shfaqë shumë probleme, një nga të cilat është edhe lëkura e keqe. Zinku është i nevojshëm për rritjen e qelizave dhe për këtë arsye cilësohet si shumë i rëndësishëm për bukurinë. Për të rritur nivelet e zinkut, hani fara të kungullit, vezë dhe bizele.

5. Krijoni blloqe

Proteinat janë të rëndësishme për riparimin e indeve dhe për krijimin e shtresave të reja të lëkurës. Çdo qelizë në trup ka nevojë për proteinë që të funksionojë. Por kjo nuk është e gjitha – proteina është e nevojshme edhe për zëvendësimin e qelizave të vdekura. Kështu, për një lëkurë më të mirë dhe më të re, hani edhe më shumë proteina. Si mund ta bëni këtë? Duke ngrënë mish pule, vezë dhe ushqime të tjera me proteina. /Gazeta Express

Të këshilluara

Aksesorët trendi për verën

Aksesorët me gurë (turquoise) duken bukur tek të gjithë. Mirëpo kur e kombinoni këtë gur të kaltër me flokë të gjata natyrale dhe një veshje verore, duk...

15:50

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI