Flash

6 përbërës natyralë që e mbajnë lëkurën tuaj më të hidratuar se kremrat

Lapsi.al 6 July 2017
6 përbërës natyralë që e mbajnë lëkurën

Ndonëse lëkura e yndyrshme është cilësuar si më e ndjeshmja dhe ajo që shfaq më shumë probleme, vlen të thuhet se femrat vuajnë më së shumti nga lëkura e thatë.

Sipas Web MD ekzistojnë një numër faktorësh kontribues në plakjen e tharjen e lëkurës, si ekspozimi në diell, regjimi i varfër ushqimor dhe dehdratimi, por veç kremrave e serumeve të bukurisë, ju mund t'i riktheni shkëlqimin lëkurës duke përdorur si hidratues një nga përbërësit e mëposhtëm natyralë.

1. Qumështi
Qumështi është një burim i shkëlqyeshëm vitaminash e mineralesh që kontribuojnë në shëndetin e lëkurës. Ka vetitë anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në zbutjen e lëkurës së thatë . Mjafton të aplikoni me ndihmën e një pambuku qumësht në fytyrë dhe ta lini për 5 minuta. Do të ishte edhe më mirë nëse ju do të lyenit fytyrën me ajkën e qumështit

2.Mjaltë
Jo vetëm që pastron lëkurën nga bakteret, por komponentët e mjaltit ndihmojnë në riparimin e lëkurës së dëmtuar. Aplikoni mjaltin e papërpunuar në zonën e thatë të lëkurës dhe lëreni për 10 minuta.

3. Avokado
Acidet yndyrore dhe vitaminat e gjetura në avokado mund të ushqejnë lëkurën tuaj. Vitamina A ndihmon në hidratimin e lëkurës, ndaj lexoni në këtë link disa receta me bazë avokado.

4. Kos
Kosi ka veti anti-inflamatore që hidratojnë lëkurën e thatë. Acidi laktik pastron lëkurën nga bakteret dhe mikrobet qe shkaktojnë tharjen e lëkurës.

5. Vaji i kokosit
Për shkak të acideve yndyrore, vaji kokosit ka veti rigjeneruese dhe hidratuese. Aplikojeni në mbrëmje para se të flini dhe në mëngjes do të shihni sa të butë do e keni lëkurën.

6. Aloe Vera
Përbërësit anti-fungale dhe antiseptike punojnë për të riparuar lëkurën e dëmtuar dhe xheli i trashë do të sigurojë një shtresë mbrojtjeje.

Ndonëse lëkura e yndyrshme është cilësuar si më e ndjeshmja dhe ajo që shfaq më shumë probleme, vlen të thuhet se femrat vuajnë më së shumti nga lëkura e thatë. Sipas Web MD ekzistojnë një numër faktorësh kontribues në plakjen e tharjen e lëkurës, si ekspozimi në diell, regjimi i varfër ushqimor dhe dehdratimi, por veç kremrave e serumeve të bukurisë, ju mund t'i riktheni shkëlqimin lëkurës duke përdorur si hidratues një nga përbërësit e mëposhtëm natyralë. 1. Qumështi Qumështi është një burim i shkëlqyeshëm vitaminash e mineralesh që kontribuojnë në shëndetin e lëkurës. Ka vetitë anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në zbutjen e lëkurës së thatë . Mjafton të aplikoni me ndihmën e një pambuku qumësht në fytyrë dhe ta lini për 5 minuta. Do të ishte edhe më mirë nëse ju do të lyenit fytyrën me ajkën e qumështit 2.Mjaltë Jo vetëm që pastron lëkurën nga bakteret, por komponentët e mjaltit ndihmojnë në riparimin e lëkurës së dëmtuar. Aplikoni mjaltin e papërpunuar në zonën e thatë të lëkurës dhe lëreni për 10 minuta. 3. Avokado Acidet yndyrore dhe vitaminat e gjetura në avokado mund të ushqejnë lëkurën tuaj. Vitamina A ndihmon në hidratimin e lëkurës, ndaj lexoni në këtë link disa receta me bazë avokado. 4. Kos Kosi ka veti anti-inflamatore që hidratojnë lëkurën e thatë. Acidi laktik pastron lëkurën nga bakteret dhe mikrobet qe shkaktojnë tharjen e lëkurës. 5. Vaji i kokosit Për shkak të acideve yndyrore, vaji kokosit ka veti rigjeneruese dhe hidratuese. Aplikojeni në mbrëmje para se të flini dhe në mëngjes do të shihni sa të butë do e keni lëkurën. 6. Aloe Vera Përbërësit anti-fungale dhe antiseptike punojnë për të riparuar lëkurën e dëmtuar dhe xheli i trashë do të sigurojë një shtresë mbrojtjeje.

 

Të këshilluara

Ushqime të cilat na shëndoshin

Fatkeqësisht edhe ushqimet që mund të duken të shëndetshme, mund të shkaktojnë fryrje të sikletshme dhe gazra, dhe absolutisht nuk e duam diçka të tillë para se...

13:05

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI