Flash

Gjithçka që duhet të dini për kujdesin e qenit gjatë stinës së verës

Lapsi.al 4 July 2017
Gjithçka që duhet të dini për kujdesin e qenit gjatë

Thuajse të gjithë e duam të nxehtin e verës dhe përpiqemi ta shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Por, ndryshe nga ne, qentë jo gjithmonë mund të gjejnë hije për tu ‘fshehur’ kur rrezet e forta të diellit i mundojnë apo të gjejnë ujë për ta hequr etjen.

Megjithatë, njerëzit mund ta dinë përmes disa mënyrave nëse shoku i tyre katër-këmbësh është duke pasur probleme me nxehtësi dhe ta ndihmojnë atë, transmeton Telegrafi.

Nëse një qen është duke e munduar i nxehtë, ai mund t’i shfaq këto shenja:

– Frymëmarrje të thella

– Gjuha e tyre mund të merr ngjyrë rozë ose të kuqe

– Gjuhën e mbajnë jashtë gojës, sikurse të jenë të lodhur

– Ata shtrihen më shumë se zakonisht dhe marrin frymë më rëndë

– Mund të kenë edhe të vjella

– Mund t’i ngritin këmbët nëse toka është shumë e nxehtë për shputat e tyre

Gjërat që duhet mbajtur mend:

– Njëjtë sikurse njerëzit, qentë e humbin apetitin gjatë motit të nxehtë dhe mund të hanë më pak. Kjo nuk është automatikisht shkaktar për tu brengosur, përveç nëse qeni juaj han shumë pak ose vjellë pas ushqimit.

– Qentë me ngjyra më të errëta absorbojnë më shumë rreze dielli, prandaj keni parasysh se nëse qeni juaj ka ngjyrë të tillë të lëkurës do ta ndjejë më shumë nxehtësinë

– Qentë me ngjyra më të ndritshme janë më të prirë të kenë djegie nga dielli

– Asnjëherë mos e kyçni brenda në veturë një qen, pavarësisht motit.

Si mund ta ndihmoni qenin tuaj:

– Sigurohuni se qeni juaj gjithmonë ka qasje në ujë të freskët

– Shmangni shëtitjen me qen gjatë mesditës, kur edhe pritet të jetë moti më i nxehtë

– Edhe kur e qitni qenin në shëtitje, merrni ujë me vete

– Nëse qeni juaj është shumë i nxehtë, vendoseni në një vend më të ftohët – diku nën hije

– Shmangni shëtitjen e qenit në sipërfaqe ku absorbojnë më shumë rreze dielli sepse mund t’ia lëndoni shputat qenit.

 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI