Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies nga dielli

Lapsi.al 3 July 2017
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e

Kur dilni jashtë, është e domosdoshme të vendosni krem kundër diellit, ta aplikoni atë herë pas here (thuajse çdo dy orë) dhe ta përdorni llojin e duhur të kremit.

Por është shumë e lehtë të harroni ta mbroni veten, e veçanërisht kur fillojnë muajt e nxehtë të verës dhe dilni nga shtëpitë e errëta, shkollat dhe zyrat dhe drejtoheni në plazhin me diell.

Si rezultat i kësaj, miliona njerëz çdo vit “puthen” nga rrezet ultravjollcë dëmtuese të diellit dhe pësojnë djegie.

Djegiet nga rrezet e diellit krijojnë dhimbje të madhe dhe mund të zgjasin më shumë se një javë, prandaj njerëzit janë të prirë të provojnë thuajse çdo gjë për t’i larguar këto dhimbje.

Dr. Erin Gilber, dermatologe e certifikuar në Nju Jork, i ka tri këshilla në atë se çfarë funksionon e çfarë jo në këso raste.

“Nëse jeni djegur nga dielli, çfarë do të bëni? … Cila është gjëja më e mirë që duhet bërë? Gjëja e parë që duhet ta bëni është të largoheni nga rrezet e diellit për sa më shumë që mundeni gjatë javës së ardhshme. Kjo për shkak se trupi përpiqet ta shërojë vetveten, ndërsa ekspozimet ekstra në rrezet ultravjollcë vetëm sa i dëmtojnë qelizat tuaja dhe i vrasin ato, duke e zgjatur dëmin dhe dhimbjen. Mos harroni se djegia e lëkurës e rrit edhe kancerin e lëkurës.

Gjëja e dytë që mund të bëni është të vendosni lecka pastrimi në frigorifer, të zhytura në qumësht, dhe t’i aplikoni në zonat ku ju ka djegur dielli. Kjo ka efekt ‘ftohës’ dhe e largon nxehtin e shkaktuar nga djegia e diellit”, ka treguar ajo.

Dr. Gilber gjithashtu ka treguar se ekstraktet nga aloe vera ndihmojnë në zbutjen e dhimbjes.

Të këshilluara

3 zakonet që plakin lëkurën shpejt

Nëse tregoheni të kujdesshëm dhe ndryshoni stilin e jetesës, duke eleminuar e ndryshuar 3 zakonet e mëposhtme, mund të dukeni të rinj e të shëndetshëm në të një...

19:40

Seks në det? OK, por kini parasysh se...

Dhe këtë vit vijnë po të njëjtat pushime me partnerin ose është dhe hera parë që shkoni në det me të. Por nuk ka gjë më të mirë se të bëni seks në ujë, për ti d...

18:39

Si të luftoni stresin

Kur dikush ose diçka ju zemëron, më së miri do të jetë që të nxirrni një copë letër dhe të shkruani diçka, pas të cilës menjëherë do të ndiheni të relaksuar. ...

14:58

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI