Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Çfarë ndikimi ka në tru lindja pas moshës 35-vjeçare

Lapsi.al 4 July 2017
Çfarë ndikimi ka në tru lindja pas moshës

Të gjitha femrave u kujtohet vazhdimisht se "ora biologjike po kalon", për të inkurajuar pasjen e një fëmije para se të konsiderohet tepër vonë, por tani, një studim i ri ka arritur në konkluzionin se lindjet në moshë të madhe, në të vërtetë sjellin disa të mira në shëndetin e gruas.

Studimi, i cili u botua në ‘Journal of the American Geriatrics Society’, zbuloi se pasja e një fëmije në moshë të vonë jo vetëm që mund të rritë fuqinë e trurit, por edhe mund të parandalojë humbjen e kujtesës më vonë në jetë.

Studimi ka pasur në fokus 830 femra pas periudhës së menopauzës dhe ka testuar kujtesën e tyre verbale, aftësitë ekzekutive dhe njohurinë e përgjithshme. Studimi u përqendrua në moshën e tyre gjatë shtatzënisë së parë, numrin e shtatzënive, por edhe në faktorë të tjerë për të vlerësuar efektin e moshës që kanë gjatë shtatzënisë dhe lidhjen me shëndetin mendor.

Ajo çka u vu re ishte fakti që gratë që kanë pasur shtatzëninë e fundit pas moshës 35-vjeçare, kishin kujtesë më të lartë verbale dhe ato që e kishin shtatzëninë e parë para 13-vjetësh kishin njohuri të përgjithshme më të forta. "Periudha më e gjatë riprodhuese dhe përdorimi i kontraceptivëve oralë janë të lidhur me fuqinë e trurit në një moshë më të vonë në jetë. Gratë që kanë lindur fëmijën e tyre të parë në moshën 15 dhe 24 vjeç treguan se kanë shëndet më të dobët në aftësitë njohëse në të 40-at e tyre." - thuhet në studim.

Niveli i lartë i hormoneve gjatë shtatzënisë mund të ndikojë pozitivisht në funksionimin e trurit dhe nëse jeni shtatzënë në moshë të vonë, ndryshimet në tru do të zgjasin më shumë. "Por nuk mjafton të sugjerohet që femrat të presin deri pas 35 vjetëve për të lindur fëmijën e parë, sepse rezultati i këtij studimi nuk merr parasysh rreziqet që mund të shfaqë shtatzënia në moshë të vonë",- tha autorja e studimit, Dr. Roksana Karim.

Të këshilluara

3 zakonet që plakin lëkurën shpejt

Nëse tregoheni të kujdesshëm dhe ndryshoni stilin e jetesës, duke eleminuar e ndryshuar 3 zakonet e mëposhtme, mund të dukeni të rinj e të shëndetshëm në të një...

19:40

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI