Flash

Katër arsye se përse ecja është një nga ushtrimet më të mira

Lapsi.al 1 July 2017
Katër arsye se përse ecja është një nga ushtrimet

Ecja ju mundëson të gëzoni një shëndet më të mirë dhe njëkohësisht nuk shkakton edhe shumë lodhje.

Prandaj, Telegrafi më poshtë ju sjellë katër arsye se përse duhet të filloni të ecni çdo ditë:

Ecni për të ushtruar

Ecja është më e lehtë për trupin tuaj sesa ushtrimet tjera fizike si vrapimi. Ecja mund të mjaftojë që të gëzoni një shëndet më të mirë dhe të jeni aktivë fizikisht, e gjithashtu me kohën ju do të ndërtoni qëndrueshmëri dhe forcë – pa pasur nevojë të përdorni ndonjë pajisje.

Ecja është ushtrim i tërë trupit

A e keni shikuar ndonjëherë dikë duke ecur? Jo një garues, por një person të thjeshtë duke ecur shpejt. Trupi i njeriut ecë me lëvizje të sinkronizuara, i përfshin të gjithë nyejt, muskujt dhe tendoset. Këmbët, kyçet, gjunjët, ijët, etj., funksionojnë me një ritëm dhe gjithashtu përfshihet edhe pjesa e epërme e trupit. Prandaj, shumë lehtë mund të thuhet se ecja nuk është vetëm ushtrim për këmbët, por për të gjithë trupin.

Avantazhet e ecjes

Doktorët thonë se njerëzit që ecin rregullisht kanë një shëndet më të mirë dhe vuajnë më pak nga lëndimet sesa njerëzit që ushtrojnë rreptë.

Përfitimet e ecjes

Disa nga përfitimet që i sjellë ecja si ushtrim fizik, sipas Harvard Medical School, janë:

– Shtypje më e ulët e gjakut dhe rrezik i zvogëluar i pësimit të sulmit të trurit

– Zvogëlim i rrezikut të sulmeve të zemrës dhe kolesterol më i ulët

– Rritje në densitetin e eshtrave dhe rrezik më i ulët për t’i thyer eshtrat

– Rritje e ndjesisë së mirëqenies, etj. 

Të këshilluara

Si të shijoni sa më shumë verën

Mënyrat për ta shijuar këtë stinë të bukur janë të shumta. Po ju sugjerojmë disa këshilla për të shijuar ditët e pushimit sa më mirë. 1.Udhëtoni Bëhuni nj...

16:49

Louboutin prezanton sandalet e reja (FOTO)

Sot, Louboutin hodhi hapin e radhës duke shtuar dy linja me sandale me takë në linjën e tyre. Modelet e reja quhen Christeriva dhe Cherrysandal. Christeriva ...

13:42

Zbuloni si u shpik Iphone

Iphone, për pak mund të mos kishte ekzistuar fare. Krijimi i versionit original të tij ka qenë një sipërmarrje e rrethuar nga një fshehtësi, që mbërrinte deri n...

16:15

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI