Flash

Si t'i mbrojmë fëmijët nga dielli i fortë i verës

Lapsi.al 29 June 2017
Si t'i mbrojmë fëmijët nga dielli i fortë i verës

Dr. Amarda Gica, mjeke dermatologe pranë Spitalit Amerikan, jep disa këshilla të rëndësishme për lëkurën e fëmijës suaj.

Ardhja e stinës së nxehtë, rritja e temperaturave dhe fillimi i periudhës së pushimit, e bëjnë verën një nga stinët më të bukura veçanërisht për fëmijët. Ata kanë shumë më tepër kohë për të qëndruar jashtë në ajër të pastër dhe për t`u argëtuar. Por kjo nuk do te thotë që gjatë kësaj kohe ata nuk kanë nevojë për përkujdesje dhe vëmendje. Lëkura është organi që preket dhe ndikohet më shumë nga rrezet e diellit dhe lëkura e fëmijëve është shumë më e ndjeshme se e të rriturve. Çdo djegie nga dielli që mund të pësojmë në moshën e fëmijërisë do të lërë gjurmë duke na predispozuar në të ardhmen për kancer të lëkurës.

Hapi më i rëndësishëm në parandalimin e një situate të tillë mbetet padyshim mbrojtja nga dielli. Kjo fillon që me mosekspozimin në diell orët e rrezatimit më të fortë (10:00– 16:00) për stinën e verës, tek përdorimi i kapeleve me strehë të gjerë, syzeve të diellit dhe i domosdoshëm është përdorimi i kremrave mbrojtës nga dielli.

Duhet të bëhet zgjedhja e duhur në kremin që do përdoret, jo vetëm në drejtim të faktorit mbrojtës por dhe në drejtim të disa karakteristikave që duhet të ketë kremi mbrojtës tek fëmijët. Më të përshtatshëm janë locionet sesa kremrat që paraqiten në formë spray, për arsye se ata krijojnë një barrierë fizike ndaj diellit, ndërsa spray-it krijojnë një barrierë kimike. Gjithashtu aplikimi i locioneve bën që të mos mbetet pjesë e lëkurës pa mbulimin e duhur me krem në raport me spray-in.

Gjithmonë duhet të kemi parasysh që kremrat të jenë rezistentë ndaj ujit (water resistant), kjo për arsye se fëmijët djersiten shumë më tepër gjatë kohës së lojërave dhe kalojnë shumë më tepër kohë në ujë.

Përdorni kremra mbrojtës nga dielli me bazë minerale të cilët janë të sigurt dhe të efektshëm dhe gjithashtu shumë të përshtatshëm për fëmijë me lëkurë të ndjeshme. Shikoni që në përbërjen e tyre të kenë oksid zinku ose dioksid titani si përbërësit veprues. Gjithashtu duhet të ketë një faktor mbrojtës nga dielli me spf 40 ose më të lartë.

Përdorimi i kremit mbrojtës duhet të bëhet zakon për prindërit dhe për fëmijët, duhet të jetë një pjesë e rutinës së përditshme dhe duhet aplikuar në të gjitha zonat e ekspozuara të trupit. Të kihet në vëmendje që përdorimi i kremit të bëhet para ekspozimit në diell, për t`i dhënë kohë të thahet dhe të krijojë mbrojtjen e nevojshme, sepse nëse vonojmë dhe e aplikojmë në kohën që jemi në diell ai mund të mos jetë i efektshëm për arsye se fëmijët kanë filluar të djersiten ose të lahen në ujë pa i dhënë kohë kremit të thahet dhe të krijojë barrierën e nevojshme.

Përdorimi i rrobave përbën një nga mjetet më të sigurta për evitimin e rrezeve të dëmshme të diellit. Mbajtja e kapeleve është një domosdoshmëri për fëmijët, për të mbrojtur kokën dhe fytyrën. Syzet janë një element që duhet të fillojnë të mbahen që në moshë të vogël për të shmangur rrezatimin ultravjollcë.

Fëmijët e sapolindur kanë lëkurë shumë të ndjeshme. Për moshën 0-6 muaj nuk mund të përdorim krem mbrojtës, ata duhet të mbrohen nga dielli me veshje të përshtatshme, që ti mbajnë freskët por pa i ekspozuar sidomos gjatë orëve më të nxehta. Shëtitjet rekomandohen vetëm herët në mëngjes ose pasdite.

Kujdes i veçantë duhet treguar për të vegjëlit që vuajnë nga dermatiti atopik. Vërtet që stina e verës e përmirëson situatën e lëkurës, megjithatë nuk duhet harruar përdorimi i zbutësit rregullisht. Ai duhet të vendoset 30 minuta para aplikimit të kremit mbrojtës dhe në darkë para gjumit. Mbani mend që në çdo rast ta lani fytyrën në fund të ditës, sepse mund të ndjeni tharje të lëkurës. Nëse e lini kremin kundër diellit gjatë natës, mund ta ndjeni lëkurën shumë të thatë mëngjesin tjetër.

Të këshilluara

Louboutin prezanton sandalet e reja (FOTO)

Sot, Louboutin hodhi hapin e radhës duke shtuar dy linja me sandale me takë në linjën e tyre. Modelet e reja quhen Christeriva dhe Cherrysandal. Christeriva ...

13:42

Zbuloni si u shpik Iphone

Iphone, për pak mund të mos kishte ekzistuar fare. Krijimi i versionit original të tij ka qenë një sipërmarrje e rrethuar nga një fshehtësi, që mbërrinte deri n...

16:15

"Pitch Perfect 3" me trailer-in e ri (VIDEO)

Trailer-i zyrtar i filmit “Pitch Perfect 3” ka mbërritur dhe nuk është aspak zhgënjyes. Nga copëzat e shkurtra të këngëve të reja dhe disa detaje të vogla rr...

12:56

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI