Flash

Cfare të bëjmë për të shpëtuar nga rrjetet sociale

Lapsi.al 29 June 2017
Cfare të bëjmë për të shpëtuar nga rrjetet sociale

Shijo qetësinë
Të kaloni kohë në vetmi i qetë, është një mënyrë e shkëlqyer për të reduktuar stresin. Merrni disa momente, të mbyllni sytë dhe të pushoni. Mund të meditoni, luteni, ose të shkruani në ditar. Ose thjeshtë mund të shijoni paqen dhe qetësinë që ju rrethon. Mund të zbuloni se duke kaluar kohë në qetësi, mund t’ju ndihmojë të rrisni krijueshmërinë tuaj. Në fund të fundit, shumë njerëzve, idetë më të mira u vijnë në dush.

Takohuni personalisht me njerëzit
Mediat sociale janë të mrekullueshme, sepse na lejojnë të lidhemi në çast me njerëzit përreth globit. Megjithatë, pavarësisht sa i madh të jetë një komunitet online, lidhja në internet nuk është njësoj si takimi personalisht. Kaloni kohë larg mediave sociale dhe takohuni me njerëzit. Mund të shkoni në palestër, për një kafe, apo edhe një birrë mbrëmjeve. Çelësi është të takoheni dhe të shijoni kohën që kaloni sëbashku.

“Rikrijojeni” veten tuaj
Kur çliroheni nga mediat sociale, nuk do të bombardoheni më prej jetëve dhe mendimeve të të tjerëve. Koha dhe mendja juaj do të jenë të lira për eksplorimin e hobeve të rinj. Mund të jetë një shans i mirë për të rizbuluar veten tuaj, pasionin dhe gjërat që ju motivojnë. Kështu që, shkëputuni ngamediat sociale dhe fokusohuni në atë që vërtetë ka rëndësi për ju.

Dilni në natyrë
Shkëputja nga interneti ka shumë dobi. Dilni dhe shihni botën e mrekullueshme përreth. Mos u kufizoni në celularin tuaj. Kjo është koha kur vërtetë do zbuloni se po jetoni në momentin. Dalja në natyrë dhe përjetimi i ndjenjave të magjepsjes mund t’ju përmirësojë shumë jetën. Paul Piff, një profesor i psikologjisë dhe sjelljes sociale, bëri një studim shumë të mrië mbi mahnitjen. Ai zbuloi se momentet e shkurtër të mahnitjes, të përjetuara në natyrë, i bëjnë njerëzit më pak narcizistë. Sipas tudimit të Piff, të ndiesh mahnitje ndihmon për të kultivuar altruizmin dhe i bën njerëzit më të lidhur me humanitetin e tyre. Kaloni kohë duke admiruar bukurinë e natyrës, qoftë edhe duke parë yjet netëve të kthjellëta.

Të këshilluara

Louboutin prezanton sandalet e reja (FOTO)

Sot, Louboutin hodhi hapin e radhës duke shtuar dy linja me sandale me takë në linjën e tyre. Modelet e reja quhen Christeriva dhe Cherrysandal. Christeriva ...

13:42

Zbuloni si u shpik Iphone

Iphone, për pak mund të mos kishte ekzistuar fare. Krijimi i versionit original të tij ka qenë një sipërmarrje e rrethuar nga një fshehtësi, që mbërrinte deri n...

16:15

"Pitch Perfect 3" me trailer-in e ri (VIDEO)

Trailer-i zyrtar i filmit “Pitch Perfect 3” ka mbërritur dhe nuk është aspak zhgënjyes. Nga copëzat e shkurtra të këngëve të reja dhe disa detaje të vogla rr...

12:56

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI