Flash

Andi Lila i tregon hoxhës priftërinjtë në Greqi: Na bekuan, pastaj i kapën pa brekë!

Lapsi.al 23 March 2017
Andi Lila i tregon hoxhës priftërinjtë në Greqi: Na bekuan,

Në prag të ndeshjes me Italinë, dy lojtarë të Kombëtares, Andi Lila dhe Armando Sadiku janë përfshirë në një video, bashkë me hoxhën Ahmed Kalaja, ku tallen me priftërinjtë në Greqi. Biseda është bërë në një dhomë hoteli, kur imami Ahmed Kalaja ka shkuar për t’i vizituar.

Imami Kalaja nxit Lilën të tregojë historitë me priftërinj në skuadrën greke ku luan (PAS Giannina) dhe ky i fundit tregon një episod, kur prifti hyn në dhomat e zhveshjes dhe të gjithë i puthin dorën. Duke u tallur me vizitat e shpeshta të priftërinjve tek skuadra ku luan, Lila shton se ai nuk e ka bërë një veprim të tillë, pra që t’i puthte dorën. Tregimi i tij shoqërohet me të qeshura si nga Sadiku ashtu edhe nga hoxha Ahmed Kalaja.

“Prifti vjen muaj për muaj tek stërvitja, me një dhomë të vogël me gjithë trajnerin. Një ditë na erdhi i madhi fare, kujt ia priste mendja që do vinte ai. Na hedh ujë të bekuar. Ai zgjaste dorën të gjithë ia puthnin. Kur erdhi radha ime trajneri i tha ky është shqiptar, ai tha që këta janë besimtarë të mirë. Më zgjati dorën që t’ja puthja por unë e kapa për dore”,- tregon futbollisti me të qeshura.

Andi Lila më pas thotë se kishte dëgjuar se priftërinjtë i kishin kapur “pa brekë” në Selanik pas dy javësh.

Në videon 17-minutëshe, në disa raste ndërhyn dhe Armando Sadiku. Videoja është regjistruar në dhomën e Andi Lilës në hotelin ku është grumbulluar Kombëtarja para ndeshjes me Italinë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI