Flash

Letra prekëse e një polici nga Laçi për Saimir Tahirin

Lapsi.al 14 March 2017
Letra prekëse e një polici nga Laçi për Saimir Tahirin

Saimir Tahiri ka marrë disa letra pas shkarkimit të tij nga detyra e ministrit të Brendshëm nga kryeministri Rama. Një polic nga Fieri mes të tjerash i shkruante: “Po, vërtetë kemi kaluar shumë Ministra, por Ju do t'ju mbajmë mend si të vetmin qe u bë njëri prej nesh, na dëgjuat për shumë halle, na uruat për shumë gëzime dhe na vlerësuat për punën e veshtirë”.

Por falenderimi më i veçantë dhe origjinal është ai i një polici nga Laçi.

LETRA E POLICIT NGA LAÇI

 “Mirënjohje!

Nga një punonjës i policisë në Laç.

Ministër Tahiri,

Eshtë e vërtetë, kemi kalu shumë Ministra, siç thotë kolegu im laluc. Por si ju nuk kemi pa! As s’kemi për të pa, e sigurt or burrë! Zoti t'rujt!

Ne do ju kujtojmë gjatë, se me ju ne bëmë hajër. Me ju ne nuk e pamë më veten të rreziku nga bandat. Jo se i bëmë sus, se s’qe nevoja or burrë! Tani, sa herë kalojnë me makina luksoze nalojnë e na respektojnë, pasha zotin! Edhe na pyesin me respekt “Hë, nga jeni sot?A keni kap gjo? Se mos kaloni anej sipër, ere. Të fala shefit, mirë?”.

E paimagjinueshme me pas gjithë kët respekt policia e shtetit tani edhe prej atyne që para se të vishit ju, i qujshim të rrezikshëm e duhej me e çu mendjen me kap armët e prangat. Tani prangat i kemi vetëm për ata që s’vejn rripin e sigurimit.

Hej bela sa kemi vujt para se të vijshit ju. Dhe si do ja bëjmë ne tani pa ty? Mirënjohje, ministër Tahiri, mirënjohje 1 mijë herë! Zoti t’rujt!

Me ju bëmë hajër të gjithë. Edhe trafikantët edhe ne nëpërmjet atyne. Vetëm nën drejtimin tuj e kuptum se si mund t’i shfrytzojshim ne bandat e drogës dhe t’i vinim n’dispozicion tonin.

Ata na pagujn tani or burrë!

Kemi shkëmby edhe numra te telefonit. Kemi vendos komunikim në respekt të projektit të policimit në komunitet.

Nuk ndodh më si më përpara që policia t’i kapë si diversantë në befasi, por tani që jemi reformu e kemi rilind ne i pyesim përpara a janë aty apo kanë dalë? Si mund t’i shkosh tjetrit në derë pa e njoftu?! Ne nga Kurbini s’e kemi as zakon!

Tani edhe na ndihmojn, ashtu si për zgjedhjet e 2015. Na kanë dhënë llafin edhe për në qershor dhe ata e mbajn!

Ne jemi punonjës policie që jemi përball me ndërrime sistemesh, me prishje masive të rendit e sigurisë, me ngjarje kriminale të rënda etj, por situatat më të vështira për ne kanë qënë kur na përbaltnin, na fyenin, na demotivonin apo nuk mendonin për ne dhe familjet tona.

Tani me ju s’guxo kush as me tregu barcaletat që pantallonat na i merrnin vëllezërit nëpër dasma. Tani ne marrim ma shumë lekë. Marrim edhe 20 deri në 30 % të prodhimi të kanabisit. Është si punë part –tajm dhe s’lodhemi hiç. Ata na i bien vetë pa shku ne atje fare. Na e thonë vetë: mos hajdeni hiç knej, se lodheni kot.

Sa çuna të mirë! S’i paskemi njoft pa ardh ju. Bravo çunave, bravo edhe ju që na e bëtë të mundur! Zoti t’rujt!

Me ju lulzun edhe njëherë malet e kodrat tona. Na ka nxjerrë edhe RAI në televizor. Edhe ata u çuditën që nga hashashi që është mjellë n’malsi të Krujës fitojnë të gjithë. Vetëm ti e bone realitet sloganin e Ilir Metës. Sa inat do i ketë ardh! Prandaj të hoqi. Por mos u mërzit se shumë vonë ia arriti. Atë që i bëre ti policisë  s’e prish dot njeri për shumë e shumë vjet. Jena mësu me lekë tani, punë dreqi or burrë! Mezi presim të korrat, edhe pse lekët nisin të na i japin që sa fillojn të mbjellat.

Për të gjithë këtë transformim, FALEMINDERIT MINISTËR TAHIRI. Vetëm ju e bëtë të mundur! Zoti t’rujt!

Të këshilluara

Klosi dhe Shalsi gjejnë "punë" si DJ

Jemi mësuar t’i shohim të veshur me kostum e me kollare, dhe nëse i shohim sportivë apo në aktivitete të ndryshme të jetës së përditshme, na duken ndryshe. D...

09:14

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI