Flash

FOTO/ Dasmorëve u shpërthen autobusi, por nuk e mbajnë dot të qeshurën

Lapsi.al 9 March 2017
FOTO/ Dasmorëve u shpërthen autobusi, por nuk e mbajnë dot

Këtyre dasmorë i shpërtheu autobusi teksa po drejtoheshin në ceremoninë e dasmës në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por Shane McCollow së bashku me nusen Krissi, si dhe dasmorët e ftuar nuk janë shqetësuar nga kjo gjë. Madje ata kanë pozuar të buzëqeshur pranë autobusit të shpërthyer duke mos e prishur gëzimin e kësaj dite të madhe.

Dhëndri 29-vjeçar dhe bashkëshortja tij tre vite më e re, kanë dalë me shpejtësi nga autobusi i përfshirë nga flaka, shkaku i një shpërthimi të brendshëm.

Meqenëse askush nuk është lënduar, ata kanë qëndruar të gëzuar dhe janë fotografuar, për ta mbajtur mend që iu shmangën tragjedisë. Ceremonia është zhvilluar normalisht edhe pse me një vonesë të shkurtër.

Të këshilluara

Shoferi ndalon urbanin për ... Vetingun

Tejet interesante ka qenë ajo qe ka ndodhur dje në qytetin e Vlorës. Shoferi i një autobuzi urban ka ndaluar këtë të fundit dhe ka firmosur pro Vetingut. ...

12:24

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI