Flash

Rekordi i Taulant Ballës: Përmend “vetingun” 16 herë në 16 fjali

Lapsi.al 1 March 2017
Rekordi i Taulant Ballës: Përmend “vetingun” 16 herë

Tashmë është e qartë. Ministra, deputetë e shoqata pro –qeveritare janë urdhëruar të flasin çdo ditë për vetting –un dhe të akuzojnë opozitën si bllokuese të procesit. Në këtë mënyrë, nga ngërçi politik i krijuar, socialistët po përpiqen në maksimum të përfitojnë politikisht dhe të zhurmojnë po ashtu protestën e opozitës para kryeministrisë, që ka hyrë në ditën e 12. Ndër më të zellshmit në zbatimin e direktivës duket Taulant Balla. Ky zell duket edhe në artikulimin që bën deputeti nga Librazhdi. Në 16 fjali, ai e ka përmendur fjalën “vetting” plot 16 herë.

Deklarata e Taulant Ballës pas firmosjes së peticionit pro –vettingut në Elbasan

Te Shpëtojme Vetingun – Mos ta leme Bashën dhe Berishën te marrin peng vetingun

Vetingu eshte ne momentet e veta me kritike. Javet e ardhshme, parlamenti do te duhet te votoje dy komisionet qe do te mundesojne vetingun teresor te prokuroreve dhe gjykatese. Por vendimi i Berishes dhe Bashes per te bojkotuar parlamentin do te thote se te dy keto komisione nuk do te ngrihen dot, e per pasoje vetingu do te bllokohet.

Bllokimi i vetingut do te thote bllokim i reformes ne drejtesi. Bllokimi i vetingut do te thote bllokim i hapjes se negociatave mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian.

Bojkot dhe bllokim, vetem e vetem qe Basha dhe Berisha te shpetojne gjykates dhe prokurore te korruptuar nga vetingu.

Ne duhet te shpetojme vetingun. Ne duhet te pastrojme sistemin e drejtesise ng ate paaftet dhe te korruptuarit. Nese nuk do te nisim vetingun, frutat e kalbura do te mbeten pjese e sistemit gjyqesor dhe do te kalbin vete sistemin.

Eshte koha qe cdo shqiptar e shqiptare qe mbeshtese vetingun, te tregoje vendosmeri  dhe t’i kundervihet atyre qe perpiqen te bllokojne vetingun.

Shqiperia meriton nje sistem gjyqesor te paster, te drejte, larg korrupsionit.

Vetingu do te na e mundesoje kete sistem te paster drejtesie.

Vetingu do t’i mundesoje cdo shqiptari drejtesine e munguar.

Vetingu do te ndihmoje ekonomine permes rritjes se investimeve te huaja.

Vetingu do te na mundesoje integrimin europian.

Të këshilluara

Ramës i "këndon" hoxha (Video)

Rama ka qenë i ftuar dje në aktivitetin e mbajtur nga ministria e brendshme me temë "Rolin e femrave në polici." Rama ishte duke folur dhe një moment u shpre...

12:51

Rama i citon Imanuel Kantin policëve

Në oborrin pas Ministrisë së Brendshme u organizua një aktivitet për promovimin e femrave në policinë e Shtetit. Kryeministri foli për 100 milion euro që polici...

12:21

Shqiptari i shkruan anglezes seksi, por ajo...

"Më mirë syri sesa nami" është një shprehje që vlen më së miri në këtë situatë. Një shqiptar i ka shkruajtur një anglezeje, e ka përshëndetur dhe i ka bërë k...

22:33

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI