Flash

Rama i citon Imanuel Kantin policëve

Lapsi.al 21 February 2017
Rama i citon Imanuel Kantin policëve

Në oborrin pas Ministrisë së Brendshme u organizua një aktivitet për promovimin e femrave në policinë e Shtetit. Kryeministri foli për 100 milion euro që policia i ka sekuestruar krimit. Për t’i ngushëlluar përballë akuzave që i bëhen drejtuesve të Ministrisë së Brendshme për kanabizimin e Shqipërisë, Rama përdori një shprehje që sipas tij i përket Imanuel Kantit.

“Mos e harroni kurrë, sa herë që ndjeheni të akuzuar me pa të drejtë, një shprehje të famshme të Kantit, “kur dikush akuzon për dicka që nuk e ke bërë, ose e ka bërë vetë ose është në gjendje që ta bëjë vetë. E tillë është edhe akuza për paratë e drogës dhe të krimit”, tha Rama.

Kjo nuk është hera e parë që Rama përdor këtë shprehje. Në një shkrim nga Ana Mborja të publikuar edhe nga Lapsi.al, përmenden disa raste kur Rama shpik citime për t’u bërë më i besueshëm. Ja çfarë shkruan Ana Mborja për këtë shprehje që përdori Rama.

“Në një bisedë me Ilva Taren, në tetor 2013, duke komentuar takimin e tij me Presidentin Erdogan në Prizren të Kosovës—për të cilin disa komentatorë politikë e akuzuan për zell të tepruar oriental—pasi i quajti kritikët e tij idiotë, Kryeministri Rama u shpreh (nga minuta 5:27):

“Por Kanti thotë një gjë shumë të bukur: kur e akuzon tjetrin për diçka pa fakte, në fakt e akuzon për atë që ti vetë do bëje në vendin e tij”.

Që Kanti—një nga filozofët më të thellë të historisë, i shquar për trajtimin e koncepteve të vështira abstrakte me një gjuhë të ndërlikuar e pak të kuptueshme për njerëzit e zakonshëm—të jetë shprehur në mënyrë kaq mediokre na u duk e dyshimtë.

Sikurse na u duk pak e mundur që Kanti të ketë folur në këtë mënyrë për faktet, duke qenë se ai mendonte se në një kuptim, nuk ka fakte në natyrë ose më mirë ka një pafundësi faktesh potenciale në natyrë, nga të cilat gjykimi zgjedh disa, të cilat bëhen vërtet fakte nga vetë akti i përzgjedhjes.

Dyshimin tonë e përforcoi dija se Kryeministri Rama formimin e tij intelektuale e ka arritur, kryesisht, përmes filmave dhe këngëve, por larg studimeve të thelluara apo leximit të veprave “të rënda” të llojit të Kritikës së Arsyes së Kulluar apo Metafizikës së Moralit të Imanuel Kantit.

Gjithsesi, menduam se në epokën e Google-it, të gjithë mund ta shijojnë kënaqësinë intelektuale të citateve që gjenden lehtë duke kërkuar në Rrjet. Ndaj pandehëm se, ndoshta, Kryeministri mund të kishte perifrazuar me fjalët e tij ndonjë thënie të Kantit.

Por, pas shumë kërkimesh dhe konsultimesh arritëm në përfundimin se Kanti nuk ka thënë as fjalët që recitoi Kryeministri Rama dhe as ndonjë gjë të ngjashme. Kryeministri e ka sajuar thënien “kantiane” kryekëput nga hiçi.

Kanti pohonte se njeriu nuk mund të ketë njohje të vetvetes ashtu si ajo është, por vetëm ashtu si ai i duket vetes se është.

Është e qartë që Edi Rama i duket Edi Ramës njeri i madh dhe intelektual i thellë”

 

Të këshilluara

Shqiptari i shkruan anglezes seksi, por ajo...

"Më mirë syri sesa nami" është një shprehje që vlen më së miri në këtë situatë. Një shqiptar i ka shkruajtur një anglezeje, e ka përshëndetur dhe i ka bërë k...

22:33

Sasia e madhe e drogës "zë" Grida Dumën

Duke folur për kapjet e sasive të mëdha të drogës ditëtr e fundit nga policia shqiptare dhe italiane, Grida Duma ka bërë një lapsus duke ngatërruar portin e Dur...

08:16

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI