Flash

Kush është aktori PIJANEC i Teatrit Kombëtar?

Lapsi.al 27 February 2017
Kush është aktori PIJANEC i Teatrit Kombëtar?

Ka pasur tension mes drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli dhe aktorëve të ftuar në një emision në News24. Me argumenta, por i vrazhdë në komunikim, Hervin Culi hodhi poshtë pretendimet e aktorëve për t’u paguar me një rrogë fikse, pavarësisht në sa shfaqje angazhohen gjatë vitit. Në anë të Çulit ishte edhe profesor Përparim Kabo, anëtar i Bordit të Teatrit, që duke folur me fjali të shkurtra dhe me pauza të gjata, i doli në krah drejtorit. Përballë tyre ishin aktorët Neritan Liçaj dhe Genci Fuga. Megjithëse të dy aktorët u përpoqën t’i zgjedhin fjalët përballë drejtorit të tyre, ky i fundit nuk i kurseu. Në debat e sipër, Hervin Çuli bëri një Mea Culpa. Tha se ishte penduar që nuk pushoi nga puna një aktor që vinte i dehur në Teatër dhe për shkak të tij shfaqjet shkurtoheshin.... “Kam bërë një gabim në Teatër unë. Një gabim kam bërë dhe nuk ia fal vetes. Nuk kam hequr nga puna një aktor që vinte i dehur në shfaqje dhe shfaqjet shkurtoheshin” tha Çuli. Pra vetë drejtori i Teatrit pranoi se shfaqjet shkurtoheshin pasi një nga aktorët ishte i dehur. Një turp i vërtetë. Por kush është ky aktor? Çuli nuk ia tha emrin, por duket se nuk është një i panjohur. Edhe Neritan Liçaj u shpreh në studio “E kam parasysh se kujt i referohet!”.

Pas këtij momenti Neritan Liçaj foli fare pak në studio duke e lënë të pazgjidhur misterin: Kush është aktori PIJANEC i Teatrit Kombëtar?(Lapsi.al)

 

Të këshilluara

Ramës i "këndon" hoxha (Video)

Rama ka qenë i ftuar dje në aktivitetin e mbajtur nga ministria e brendshme me temë "Rolin e femrave në polici." Rama ishte duke folur dhe një moment u shpre...

12:51

Rama i citon Imanuel Kantin policëve

Në oborrin pas Ministrisë së Brendshme u organizua një aktivitet për promovimin e femrave në policinë e Shtetit. Kryeministri foli për 100 milion euro që polici...

12:21

Shqiptari i shkruan anglezes seksi, por ajo...

"Më mirë syri sesa nami" është një shprehje që vlen më së miri në këtë situatë. Një shqiptar i ka shkruajtur një anglezeje, e ka përshëndetur dhe i ka bërë k...

22:33

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI