Flash

Xhelal Mziu lëshon një perlë si Tërmet Peçi: Mediat...“predistjoze” (VIDEO)

Lapsi.al 18 March 2017
Xhelal Mziu lëshon një perlë si Tërmet Peçi:

U përfol gjatë në Shqipëri kryebashkiaku socialist i Tepelenës Tërmet Peçi për fitoren e tij “publicitare”.
Por jehona e veprimeve të një tjetër kryebashkiaku u reflektua në shumë media ndërkombëtare.
 
Bëhet fjalë pikërisht për Xhelal Mziun, kryetarin e bashkisë Kamëz, i cili me krenari pranë Luzlim Bashës flet për titujt që mediat më “predistjoze" i kushtuan dhënies së titullit “qytetar nderi” presidentit amerikan Donald Trump.
 
Pavarësisht se Mziu nuk di ta shqiptojë mirë fjalën prestigjioze, Lulzim Basha nuk e hoqi buzëqeshjen nga buza ndërsa premtoi për banorët e Kamzës një vizitë të afërt të presidentit amerikan në vendin tonë dhe pse jo dhe në Kamëz. 

Emrin e Trump mban që nga kjo e shtunë një bulevard i tërë në këtë qytezë të famshme për emrat e rrugëve sipas personazheve të njohur të kinamtografisë dhe politikës botërore. Pikërisht për këtë element mediat e huaja i kanë kushtuar disa reportazhe.

Të këshilluara

Klosi dhe Shalsi gjejnë "punë" si DJ

Jemi mësuar t’i shohim të veshur me kostum e me kollare, dhe nëse i shohim sportivë apo në aktivitete të ndryshme të jetës së përditshme, na duken ndryshe. D...

09:14

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI