Flash

Rasti i rrallë, ministri i brendshëm denoncon veten në polici

Lapsi.al 22 March 2017
Rasti i rrallë, ministri i brendshëm denoncon veten në polici

Ministri i brendshëm në shtetin New Wales në Australi, Troy Grant, ka denoncuar veten në polici pasi kishte përdorur telefonin gjatë kohës që po i jepte makinës, shkruan BBC.

Ministri gjatë kohës sa po ngiste makinën kishte marrë telefonin dhe kishte fotografuar trafikun e dendur, dhe më pas këtë fotografinë e kishte postuar në “Twitter”. Pas kësaj, ai është informuar se e pret një dënim në vlerë të 250 dollarëve.

“Është një kujtesë e mirë se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, madje as ministri i brendshëm”, thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI