Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Zbuloni pse duhet të konsumoni çokollatë çdo ditë (Foto)

Lapsi.al 7 March 2017
Zbuloni pse duhet të konsumoni çokollatë çdo ditë

Studimet e deritanishme kanë treguar se çokollata e ka një efekt pozitiv në shëndetin e tërë organizmit. E vetmja gjë që është e rëndësishme është të konsumoni çokollatë të zezë, apo çokollatë e cila në përbërjen e saj i ka të paktën 70% kakao.

Është burim i shkëlqyer i antioksidantëve – Çokollata është një burim i shkëlqyer i polifenoleve, katekineve dhe flavonoleve. Këto janë komponime që kanë veti të fuqishme antioksiduese. Studimet kanë treguar që qumështi mund ta bllokojë absorbimin e këtyre kompozimeve, prandaj do të ishte më mirë të mos konsumoni çokollatë me qumësht.

E rregullon nivelin e kolesterinës – Çokollata e zezë i rregullon nivelet e insulinës. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në rregullimin e nivelit të kolesterinës, transmeton Koha.net. Studimet kanë treguar se çokollata e zezë në të njëjtën kohë e redukton nivelin e kolesterinës së keqe (LDL) dhe i rrit nivelet e kolesterinës së mirë (HDL).

E mbron shëndetin e zemrës – Çokollata e zezë e përmirëson shëndetin e gjithë sistemit kardiovaskular, ndërsa vetëm dy porcione të çokollatës së zezë në javë mund ta zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër për madje 30%.

E përmirëson disponimin – Çokollata e stimulon prodhimin e serotoninës, një neurotransmetues ky përgjegjës për disponimin, ndërsa studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt dhe i moderuar i çokollatës mund ta zvogëlojë rrezikun prej depresionit.

Të këshilluara

Shenjat që kursejnë më shumë!

Sipas ekspertëve, janë këto 3 shenja që dominojnë më shumë, për  kursimin e tyre në mënyrën më të mirë. Bëhet fjalë për : demin, virgjëreshën dhe bric...

13:52

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI