Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Pse çdo Bella Hadid ka nevojë për një Selena Gomez!

Lapsi.al 7 March 2017
Pse çdo Bella Hadid ka nevojë për një Selena Gomez!

Ju ishit e verbër ndërkohë që e gjitha kjo ndodhi dhe nuk mund të ndjeheni ndryshe përveçse shumë keq. Mund t’ju ketë tradhëtuar ose jo, mund t’ju ketë lënë ai ose ta keni lënë ju atë. Rezultati është i njëjtë, nëse lidhja kishte ndonjë kuptim, përsëri do ndjeheni shumë keq. Asnjëherë nuk është bukur të zbuloni se ishi ka dikë në krah dhe ajo nuk jeni ju, por ndonjëherë, pavarësisht se mund të jetë shumë e vështirë për t’u besuar, një vajzë e re në jetën e tij është ekzaktësisht ajo që ju duhet dhe ju për të ecur përpara. Ja pse:

1. Ajo ju bën që ta falni
Sigurisht, gjërat mund të ishin trajtuar ndryshe, por ju nuk harxhoni më kohë duke menduar për të shkuarën. Është koha për të falur, për të harruar dhe për të ecur përpara. Kur e ka bërë ai, pse jo edhe ju?

2. Ajo ju motivon që të rifitoni vetëbesimin tuaj
Vetëbesimi që menduat se e humbët gjatë ndarjes në fakt nuk ka humbur aspak. Thjesht është lënë mënjanë dhe tashmë ka ardhur koha që ta merrni sërish për t’u rikthyer në lojë.

3. Ajo ju bën që të pranoni realitetin
Mund të ketë qenë një shpullë shumë e fortë për ju, por tashmë kuptoni vërtetë atë që deri dje e kishit përpara syve. Këtë ndarje nuk e kontrolloni dot, kështu që është produktive që t’i riktheheni gjërave që ju i keni në dorë në jetë.

4. Ajo ju bën të përqëndroheni
Tani sytë tuaj janë hapur mirë dhe nuk do të pranoni më të qëndroni e verbër ndaj diçkaje.

5. Ajo ju bën më të vetëdijshme
Reflektoni për kohërat në të cilat keni qeshur dhe qarë. Rrituni dhe mësoni nga to.

6. Ajo ju bën të ndjeheni më e siguruar dhe e qetë
Pak rëndësi ka sa ju dhembi grushti me tulla që ju ra në kokë në momentin kur e zbuluat, vetëm vetëdija se ishi juaj do të ndjehet shumë keq kur të zbulojë se dhe ju ecët përpara ju qetëson.

7. Ajo ju çliron
Çfarëdo të ketë qenë ajo gjë pas së cilët kapeshit, ju mësoni që ta lini të ikë. Vetëm fakti se ishi juaj ka dikë tjetër në jetë ju shkakton plagë, të cilat kanë nevojë për pak kohë që të shërohen. Por ka një rreze shpresë në fund të atij tuneli dhe për këtë duhet të falenderoni atë vajzën e re. Pavarësisht se e urreni në një farë forme, ajo ju jep shtysën finale që ju duhet për të ecur përpara dhe të mos e ktheni më kokën pas.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI