Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Mediat sociale shtojnë vetminë dhe ndjenjën e zilisë e të përjashtimit (Video)

Lapsi.al 6 March 2017
Mediat sociale shtojnë vetminë dhe ndjenjën e zilisë e

Mediat sociale si Twitter, Facebook apo Pinterest po i bëjnë njerëzit të ndihen të vetmuar, sipas disa psikologëve amerikanë.

Një studim i tyre tregon se nëse qëndroni më shumë se dy orë në ditë në këto media rreziku që një person të përballet me një izolim shoqëror dyfishtohet.

Studimi tregon gjithashtu se vëzhgimi i jetës së të tjerëve mund të shkaktojë ndjenjën e zilisë.

Të rrezikuar jatë edhe ata që përdorin Instagram, Snapchat dhe Tumblr.

“Nuk e dimë ende se kush erdhi i pari – përdorimi i mediave sociale, apo izolimi i perceptuar social”, thotë bashkëautorja e studimit Elizabeth Miller, profesore e pediatrisë në Universitetin e Pitsburgut.

"Është e mundur që të rinjtë, të cilët fillimisht ndiheshin të izoluar nga shoqëria, u dhanë pas mediave sociale. Ose ajo mund të jetë që përdorimi i shumtë i mediave sociale i bëri ata që të izolohen nga bota e vërtetë”.

Teoritë në raport sugjerojnë se, sa më shumë kohë një person shpenzon në internet, aq më pak shpenzon në ndërveprimin me botën reale.

Përdorimi i medias sociale mund të nxisë ndjenjat e përjashtimit, si për shembull duke parë fotografitë e miqve që kanë qenë në një festë ku ju nuk keni qenë i ftuar.

Ekipi mori në pyetje pothuajse 2.000 të rritur të moshës 19 – 32 vjeç.

Profesor Brian Primack, nga Universiteti i Mjekësisë në Pittsburgh thotë: "Kjo është një çështje e rëndësishme për t’u studiuar, sepse problemet e shëndetit mendor dhe izolimi social janë në nivele epidemike në mesin e të rinjve.

"Ne jemi në thelb krijesa sociale, por jeta moderne tenton të na ndajë vend që të na bashkojë.

"Mund të duket se media sociale paraqet mundësi për të mbushur atë boshllëk social, por unë mendoj se ky studim sugjeron se kjo nuk mund të jetë zgjidhja që njerëzit shpresojnë”. /BBC – Përgatiti Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Cfarë tregon ngjyra e syve për ju!

Sytë blu në fakt kanë ngjyrën e syve të dytë më të zakonshme, por ata e konsiderojnë veten krijesa mistike të botës njerëzore duke qenë se Zoti iu ka dhënë fuqi...

17:33

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI