Flash

"Dua ta largoj nga droga, ta shoh të buzëqeshur" historia prekëse e Dorinës për vëllain (Video)

Lapsi.al 5 March 2017
"Dua ta largoj nga droga, ta shoh të buzëqeshur" historia

Dorina ka kaluar një fëmijëri shumë të trishtë për shkak të problemit të vëllait të saj me drogën.

Ajo vjen nga qyteti i Lushnjes dhe vazhdon shkollën e lartë në degën e Italishtes në Tiranë. Ajo tregon në studion e “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty” historinë e vëllait të saj, ku në moshën 16 – vjeçare prindërit e kanë çuar në Greqi për të ndjekur një shkollë profesionale, për një të ardhme më të mirë. Por kjo dëshirë e prindërve duket se iu kthye mbrapsh, pasi ai filloi të sillej ndryshe nga zakonisht.

Dorina tregon më tej se ai vinte shumë shpesh në Shqipëri dhe në xhepat e tij gjeje më shumë para sesa bashkëmoshatarët. Nëse prindërit nuk mund t’ia plotësonin dëshirën ai zgjidhte të mos shkonte më në shkollë. Kjo histori zgjati për vite me rradhë dhe ekonomia e familjes së Dorinës sa vinte dhe shkonte drejt rënies. Në shtëpi punonte vetëm babai duke u marrë me bujqësi në Lushnje. Sjellja jo e këndshme e vëllait arriti deri në atë pikë sa ai filloi të ushtronte dhunë në shtëpi. Kjo gjë u bë e patolerueshme dhe ata vendosën ta denoncojnë këtë rast.

Ai filloi të ushtrojë dhunë tek ne që në moshën 20- vjeçare. Në atë kohë ne kemi kuptuar se ai ishte përdorues droge. Nga denoncimi që i bëmë bëri disa muaj burg dhe tani jeton në një qytet tjetër, për të nisur një jetë të re. Ai po punon për veten e tij dhe nuk kërkon më para në shtëpi sepse ai u kthye në një formë shkatëruese për ne dhe për veten e tij. Por drogën ende nuk e ka lënë.”

Në sjelljet që ka bërë vëllai i Dorinës është penduar më pas, por më kot sepse historia përsëritej nga e para. Prindërit janë ata që vuajnë shpirtërisht sjelljet e fëmijëve dhe sigurisht që prindërit e Dorinës çdo ditë e më tepër vuajnë për të, teksa e dinë që ai drogohet.

“Edhe unë ndjej dhimbje dhe do të doja ta ndihmoja në çfarëdolloj mënyre vetëm që ai të lë drogën. I kam folur shumë herë për të mirën e tij, por më kot.

Dhembshuria e motrës për vëllain është e pashmangshme, por ai i ka bërë zgjedhjet në jetë. Dorina sot kishte vendosur të thërriste mamin në rubrikën “Ka një mesazh për ty” pasi ajo e di shumë mirë që nëna e saj është e dërrmuar nga kjo histori edhe pse hiqet e fortë në syrin e të bijës.

“Unë dua ta shikoj gjithmonë të buzëqeshur. Ajo ka edhe një merak për mua. Dëshiron që unë ta bëj krenare dhe ky është misioni im.”

Mamaja e Dorinës, Donika erdhi në studion e “E Diela Shqiptare” e cila gjithmonë ka pasur dëshirë të ishte aty për të marrë pjesë në rubrikën “Edhe unë këndoj”.

Donika: Më në fund erdha!

Ardit Gjebrea: Pa të shikojmë se kush të ka thirrur se mos është Aleksandër Gjoka dhe kërkon të të këndoj me ty?

Donika: Aq më mirë!  

Biseda në studio nis në formën e shakasë, ku Ardit Gjebrea i thotë Donikës se nga ana tjetër e murit është dhëndrri i ardhshëm dhe ka ardhur t’i kërkojë dorën për vajzën. Nga karakteristikat që ka ky dhëndërr imagjinar Donika nuk pranon në asnjë mënyrë që t’ia japë vajzën. Por ajo e dinte që e gjitha ishte një shaka dhe ia ndjente zemra që nga ana tjetër e murit ishte pikërisht vajza e saj e shtrenjtë.

“Mami kam ardhur këtu sot për të të falenderuar për çdo sakrificë që ke bërë për mua dhe dua të më japësh fjalën, që duke filluar që nga sot të të shoh të buzëqeshur dhe jo të të shikoj me lot në sy. Gjithashtu të jap fjalën që do të të bëj krenare, ashtu siç ti dëshiron.”

 

Donika përveçse merr mesazhin e bukur nga vajza e saj, plotëson edhe ëndrrën e saj për të kënduar në një skenë bashkë me Ardit Gjebrenë. 

Të këshilluara

Cfarë tregon ngjyra e syve për ju!

Sytë blu në fakt kanë ngjyrën e syve të dytë më të zakonshme, por ata e konsiderojnë veten krijesa mistike të botës njerëzore duke qenë se Zoti iu ka dhënë fuqi...

17:33

Pse ndodh t’ju dhembë koka gjatë seksit

Shumica e dhimbjeve të kokës gjatë seksit nuk janë për t’u shqetësuar. Por disa mund të jenë shenjë e diçkaje serioze, si për shembull probleme me enët e gjakut...

21:37

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI