Flash

Pse ndodh t’ju dhembë koka gjatë seksit

Lapsi.al 3 March 2017
Pse ndodh t’ju dhembë koka gjatë seksit

Shumica e dhimbjeve të kokës gjatë seksit nuk janë për t’u shqetësuar. Por disa mund të jenë shenjë e diçkaje serioze, si për shembull probleme me enët e gjakut që furnizojnë trurin. Dhimbjet e kokës gjatë seksit fillojnë për shkak të aktivitetit seksual, sidomos gjatë një orgazme. Ju mund të vini re një dhimbje shurdhe në kokë ose qafë e cila nis ndërsa eksitimi seksual rritet. Ose, më e zakonshmja, mund të përjetoni një dhimbje koke të fortë, të menjëhershme pak përpara ose gjatë orgazmës. Shumica e dhimbjeve të kokës gjatë seksit nuk janë për t’u shqetësuar. Por disa mund të jenë shenjë e diçkaje serioze, si për shembull probleme me enët e gjakut që furnizojnë trurin.

Simptomat

Ka dy lloj dhimbjesh koke gjatë seksit

Një dhimbje shurdhe në kokë ose qafë që shtohet teksa eksitimi seksual rritet. Një dhimbje e menjëhershme, e rëndë dhe therëse që ndodh në momentin para ose gjatë orgazmës.

Tek disa njerëz këto dy lloj dhimbjesh kombinohen

Shumica e dhimbjeve të kokës gjatë seksit zgjasin vetëm pak minuta. Të tjerat mund të shkojnë me orë ose 2-3 ditë. Shumë njerëz që kanë dhimbje koke të seksit i përjetojnë ato në grup përgjatë disa muajve dhe më pas për një vit a më shumë nuk kanë dhimbje koke. Gjysma e gjithë njerëzve me dhimbje koke të seksit i përjetojnë ato për një periudhë gjashtëmujore. Disa kanë vetëm një “sulm” gjatë gjithë jetës.

Kur të takoheni me doktorin

Dhimbjet e kokës së seksit zakonisht nuk janë shkak për shqetësim. Gjithsesi konsultohuni me mjekun menjëherë pasi të keni përjetuar një dhimbje koke gjatë aktivitetit seksual, sidomos nëse fillon menjëherë apo nëse është dhimbja e parë e këtij lloji.

Shkaqet

Dhimbja e papritur apo e avashtë e kokës gjatë seksit mund të jetë një çrregullim i pashoqëruar me ndonjë gjendje tjetër. Dhimbjet e kokës gjatë seksit që ndihen menjëherë ka mundësi të jenë të shoqëruara me:

Një zgjerim ose fluskë të murit të një arterie brenda kokës (aneurizëm intrakraniale)

Një lidhje jonormale mes arterieve dhe venave në tru, të cilat gjakderdhin në hapësirën e mbushur me lëng të shpinës në dhe rreth trurit.

Gjakderdhja në muret e arterieve që shkojnë në tru

Goditje në tru

Sëmundje e arteries koronare

Përdorimi i disa mjekimeve, si pilulat kontraceptive

Inflamacioni nga infeksione të caktuara

Dhimbjet e kokës që shoqërohen me humbje të vetëdijes, të vjella, qafë të ngrirë dhe shenja të tjera neurologjike dhe dhimbje të forta që zgjasin më shumë se 24 orë ka më shumë mundësi të ndodhin për shkaqe të tjera.

Faktorët e riskut

Dhimbjet e kokës gjatë seksit mund të prekin këdo. Por faktorët e riskut për këto dhimbje përfshijnë:

Të qenët mashkull: Burrat janë më të prirur të kenë dhimbje koke gjatë seksit

Histori të migrenës: Të pasurit prirje për t’u prekur nga migrena, rrit rrezikun për këto lloj dhimbjesh.

Testet dhe diagnozat

Doktori mund t’ju rekomandojë një kontroll të trurit, rezonancën magnetike (MRI). Ky ekzaminim mund të ndihmojë për të gjetur shkakun që fshihet pas dhimbjes së kokës. Ai përdoret për të krijuar një imaxh ndërsektorial të strukturës brenda trurit tuaj. Tomografi e kompjuterizuar (CT). Në disa raste, sidomos në dhimbjet që zgjasin më pak se 48-72 orë, mund të kërkohet një skanim i trurit. Rezonanca magnetike angiografike dhe tomografia e kompjuterizuar angiografike. Këto teste tregojnë enët e gjakut që shkojnë dhe janë brenda trurit dhe qafës.

Trajtimi dhe mjekimi

Në disa raste, dhimbja e parë e kokës gjatë seksit mund të jetë edhe e vetmja. Disa dhimbje koke përmirësohen shpejt, pa pasur nevojë për qetësues.

Mjekim parandalues

Nëse keni një histori për dhimbjet e kokës gjatë seksit pa ndonjë shkak, doktori mund t’ju rekomandojë të merrni rregullisht mjekim parandalues. Këto përfshijnë: Mjekim të përditshëm. Beta-bllokuesit të ciëlt përdoren për të trajtuar presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e arterieve koronare dhe migrenën, duhet të merren rregullisht për të parandaluar dhimbjet ekokës gjatë seksit. Ato rekomandohet vetëm nëse keni atake të shpeshta dhe të zgjatura. Mjekim i rastësishëm. Jepet një antiinflamator ose mjekim antimigrenë që merret një orë para aktivitetit seksual për të parandaluar dhimbjen e kokës.

Parandalimi

Ndonjëherë dhmbjet e kokës gjatë seksit mund të parandalohen duke ndaluar aktivitetin seksual para orgazmës. Marrja e një roli më pasiv gjatë seksit mund të ndihmojë.

Të këshilluara

Pozicionet e “lumturisë” për një çift

Pozicioni që zgjidhni kur bëni dashuri mund të përcaktojë dhe kënaqësinë që arrihet. Sa e vërtetë është se nuk ka një rregull të caktuar për të zgjedhur ‘më të ...

21:13

Zbulohen foto të Galaxy S8 

Data e lançimit të Samsung Galaxy S8 po afron, dhe fotot e para të “rrjedhura” po fillojnë të publikohen në internet. Evan Blass, i njohur për parashikimet e...

20:43

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI