Flash

Kërcënohet me jetë "kaubojsi", por kjo nuk është hera e parë

Lapsi.al 13 September 2016
Kërcënohet me jetë "kaubojsi", por kjo nuk

Deputeti Eduart Ndocaj apo “kaubojsi” siç njihet ndryshe, është kërcënuar me jetë. Të paktën kështu pretendon këshilltari i tij Alban Daci, i cili ka bërë denoncim në policinë e Durrësit.

Sipas kallëzimit, deputeti është kërcënuar me jetë nga shtetasi Fisnik M. Kërcënimi është bërë në faqen në Facebook të deputetit, ndërsa ky i fundit ndodhet në Milano. Por kjo nuk është hera e parë që “kaubojsi” pretendon se është kërcënuar.

Edhe kohë më parë ai ka deklaruar diçka të tillë. Ndoshta kjo është një mënyrë e tij për të fituar vëmendje në media, por ka rrezikun që kur deputeti mund të kërcënohet vërtet, të mos e marrë njeri seriozisht.

/LAPSI.AL/

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI