Një histori e rrallë nga Brazili. Irineu Cruz dhe bashkëshortja e tij, Jucicleide Silva kanë shumë dëshirë të kenë një vajzë dhe për këtë po presin prej 20 vjetësh. Ata nuk tërhiqen edhe pasi kanë lindur 13 djem. Djali më i madh është 18 vjeç dhe më i vogli vetëm disa muajsh. Çifti thotë se nuk do të dorëzohet derisa të sjellin në jetë vajzën e dëshiruara aq shumë. “Tashmë bashkëshorti im ka bërë skuadrën e tij të futbollit dhe shpresoj që në rastin tjetër të mund t’i jap më në fund kartonin e kuq për t’i thënë mjaft”, - ka thënë Jucicleide për ‘The Sun’. Normalisht që djemtë kanë të gjithë emra të futbollistëve të njohur si Ivaldo, Ruan, Ramon, Rincon dhe Riquelme.



