Kryeministri Rama me fermerët e Zharrëz në Fier, duke folur për projektet e qeverisë në mbështetje të bujqësisë. Gjatë bisedës ai replikoi edhe me një fermer, që i ndërpreu fjalën për t'i shprehur një ankesë. "Më fal, gruan mirë e ke? E di pse po të pyes? Gruaja jote duhej shpallur heroinë që të duron ty. Bëji shumë të fala dhe ta mbash në majë të kokës që të duron ty. Sakrificë e madhe", i tha Rama fermerit, në kuvendimin pranë një parcele me misër. (Foto: Lapsi.al)