Disa foto janë publikuar sot në rrjetet sociale që tregojnë një tern me ngjyrë të pazakontë që udhëton hekurudhave shqiptare. Ai është një tren me ngjyrë mavi, e njëjtë me atë që kryeministri Edi Rama i ka dhënë Partisë Socialiste vitet e fundit. Nuk dihet e kujt është ideja për “të zbukuruar” në këtë mënyrë trenat shqiptarë që për hir të së vërtetës janë në gjendje të mjerueshme.
