Oferta reklamuese e nje klinike estetike në Tiranë ka shkaktuar reagime të shumta. Me anë të rrjetit social Facebook kjo klinikë ka bërë një ofertë “të parezistueshme”.
“VAJZA, a DËSHIRONI që nga PJESHKA të ktheheni në NEKTARINA? Ejani e DEPILOHUNI...” – thuhet ndër të tjera në këtë reklamë.
Disa komentuese e kanë konsideruar tepër fyese një ofertë të tillë. Sipas tyre etiketimi “pjeshkë” dhe “nektarinë” është përveçse me një fjalor rruge edhe shumë seksist. /lapsi.al/


