Ndodh ndonjëherë që një foto të prishet nga dikush që nuk e pret. Kryeministri Edi Rama ishte sot në Patos, ku ka vizituar nga afër ambientet e shkollës së mesme “Zhani Ciko”. Ai shoqërohej nga kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, deputetja e zonës Antoneta Dhima dhe prefekti i Fierit Xhevit Bushaj. Në fund të vizitës, siç është edhe zakoni kryeministri ka bërë një foto bashkë me mësuesit. Por, pas tyre një nxënës ka bërë një gjest jo të pëlqyeshëm duke ngritur gishtat e mesit.
