Flash

Gafa e deputetes/ Recitoi vargjet e Naim Frashërit duke thënë që janë të Vaso Pashës

Lapsi.al 8 September 2016
Gafa e deputetes/ Recitoi vargjet e Naim Frashërit duke thënë

Deputetja e PD për qarkun e Vlorës, duke u përpjekur ta ilustronte fjalimin e saj me fjalë “të mëdha” nga Letërsia e ka mbyllur me një gafë… Liljana Elmazi nga foltorja e parlamentit do të shprehej “siç ka thënë edhe Pashko Vasa ‘lum kush të rrojë e ta shohë…’”

 

Ky moment qesharak, nuk u ka shpëtuar as atyre që e ndjekin live parlamentin përmes TV, siç është profesori i Letërsisë në Universitetin e Tiranës, Bardhyl Matraxhiu. Përmes një statusi në facebook ai fshikullon deputeten.

 

“Sa po flet një deputete citon sipas saj çka thene VASHKO PASA Sinqerisht nuk ia di emrin sa e hapa TV. Komedia eshte se “lum kush te rroje e ta shohe zonje…” i ka thene N. Frasheri dhe jo Vaso Pasha”, shkruan Matraxhiu.

 

Të shumtë janë komentuesit që i shkruajnë profesor Matraxhiut mbi nivelin e deputetëve tanë. Ata nuk harrojnë të permendin faktin se Liljana Elmazi nuk është vetëm deputete por edhe pedagoge e degës së Ekonomisë./javanews

 

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI