Deputeti Eduart Ndocaj ka udhëtuar drejt Vatikanit për të ndjekur nga afër ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës. Por pavarësisht se ka marrë rrugën drejt sheshit Shën Pjetër, postimi që ka bërë në Facebook ka treguar sa i painformuar është për atë që do të ndodhte këtë të dielë. “Ne pritje te Lumturimit te Nene Terezës.” shkruan deputeti katolik, duke ngatarruar me ceremoninë që është zhvilluar 13 vjet më parë në tetor të vitit 2003. Një nga komentuesit e ka korrigjuar me të drejtë, por pavarësisht gabimit dhe mungesës së njohurive elementare, deputeti i është hakërryer.
