Këtë të hënë ishte festa e Kurban Bajramit dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orët e para të mëngjesit u fal Namazi. Ajo që ra në sy të mijëra besimtarëve ishte një rreshtim i gjatë i lypsave që ishin mbledhur në të njëjtën kohë në shesh për të përfituar nga ky grumbullim i madh njerëzish dhe festa. Dikush i ka numëruar dhe dokumentuar këtë pamje jo fort të hishme për qendërn e një metropoli evropian.





